TV Mania

Nëse bashkëshorti i Adelinës s’do të kishte rrënjë shqiptare, ndoshta s’do të ishte me të

2 Dhjetor 2018

Nëse bashkëshorti i Adelinës s’do të kishte

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov kritikohen shpesh. Ndonjëherë për diferencën në moshë, ndonjëherë për faktin se Serjoza është nga Maqedonia e Adelina shqiptare. Këto punë s’i përkasin askujt tjetër veç atyre të dyve, por sidoqoftë, Adelina ndjeu nevojën të shpjegonte çështjen e origjinës.

E ftuar mbrëmë në “Xing me Ermalin”, Adelina rrëfeu si u njoh me Serjozën, një histori që i ngjason një filmi, si dhe rrëfeu se bashkëshorti is saj ka origjinë shqiptare.

“Burri im e ka stërgjyshen korçare. E ka një degë shqiptare, se po të mos e kishte, ndoshta nuk do të ishte me mua,” tha ajo.

Për sa i përket diferencës në moshë, Adelina ka thënë më parë se “e ka marrë për vete, jo për ju”. Dhe kaq mjafton.