Nëna e Kate dhe Pippa Middleton, Carole Middleton dha intervistën e saj të parë ku foli, mes të tjerash, për fëmijët e saj dhe dhëndrin mbretëror.
Intervista u publikua në The Telegraph fundjavën e kaluar, në të cilën Carole hapet për fëmijët e famshëm. “Frika ime më e madhe [teksa fëmijët rriteshin] ishte se mos humbisja familjen, por ne qëndruam pranë.” Në vijim, ajo shton, “Kam dy dhëndurë të mirë... Shpresoj që një ditë të kem një nuse si ata.” (Kate dhe Pippa kanë një vëlla që s’është martuar ende.)
Carole zbuloi se luajti një rol të rëndësishëm në planifikimin e dasmës së Kate. “Folëm për muzikën, për gjithçka. Isha shumë e angazhuar edhe në dasmën e Kate, edhe në dasmën e Pippa-s."
Për sa i përket gjithë vëmendjes që bashkëshorti i të bijës ka hedhur pa dashur mbi familjen e saj, Carole thotë që përpiqet të jetojë një jetë normale. “Kam dy fëmijë të tjerë, nipër dhe një punë. Jetoj këtu prej vitesh dhe njerëzit më njohin që para...ndikimit të Catherine. Ndoshta s’është normale të shkosh në pagësimin e Louis apo në dasmën e Kate, por në fund të fundit, janë gëzime familjare.”
Touché Carole, touché.