Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

3 Dhjetor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Është muaji i ditëlindjes suaj dhe jeni gati për të festuar. Frustrimet që keni patur muajin e shkuar duket se janë tërhequr tani. Afërdita është në vijë të drejtë, kështu detyrat në lidhje me punën duhen proçeduar më ngadalë, miqtë do të jenë më të disponueshëm për ju optimizmi që ju karakterizon do të rikthehet më i fortë se kurrë.

Hëna e re e 6 dhjetorit do të jetë një nga më të rëndësishmet për ju- ndoshta më e rëndësishmja e gjithë dekadës. Kjo Hënë e Re do të jetë dhurata juaj kozmike, kështu që ju mund ta drejtonë këtë energji në cilën anë të doni. Mendoni për një fushë të jetës suaj që doni ta ndryshoni. Dëshira për tu përmirësuar mund të fokusohet në çdo aspekt të jetës suaj. Pas 6 dhjetorit, merrni hapa për t’i bërë ëndrrat realitet.

Nëse dashuria është ajo që doni, organizoni një festë dhe bëni më të mirën tuaj. Mos harroni, tani që Afërdita është në vijë të drejtë, mund të bëni ndryshime në pamjen tuaj dhe rezultatet do të jenë mahnitëse.

Nëse çfarë doni është një pozicion i ri në punë, mos ngurroni t’ua thoni këtë gjithë njerëzve me të cilët keni kontakte. Nëse zotëroni një kompani tuajën, e mira është të zhvilloni një biznes të ri. Ka shumë mundësi për ju i dashur Shigjetar!

Me shumë mundësi, do të udhëtoni drejt një vendi të largët këtë muaj, kryesisht 10 ditë pas hënës së re, në 6 dhjetor.  Mërkuri nuk është më në prapavijë, kështu që sapo të keni arritur në vendin e ri, filloni me dhuratat e festave. Miqtë tuaj do t’i pëlqejnë shumë! Lini të kalojnë disa ditë pas 6 dhjetorit dhe pastaj mund të bëni blerje elektronike.

Shtëpia juaj e 10-të, e karrierës dhe famës do të jetë në vijë të drejtë, kështu që nëse ju është dukur që progresi juaj profesional ka qenë i ngadaltë, provat që do të merrni pas 6 dhjetorit do t’ju bëjnë të jetoni në paqe.

Një nga ditët më spektakolare do të jetë 21 dhjetori, kur Mërkuri të shkojë drejt Jupiterit, planetit të fatit të mirë. Karriera juaj po shkon shumë mirë dhe gjithçka është premtuese për të ardhmen. Gjithashtu mund të gjeni një partner të duhur për ju. Ky partner mund të jetë burri juaj  i ardhshëm, një bashkëpronar në biznesin tuaj, agjent apo një lloj tjetër bashkëpunuesi- dhe mos harroni, është dikush që vlen shumë.

Hëna e plotë e 22 dhjetorit do të fokusohet tek paratë. Ato që do të fitoni, ato që keni shpenzuar, kursyer, investuar apo ato që keni/ju kanë borxh.  Urani do të jetë në pozicion perfekt për t’ju surprizuar në lidhje me paratë, gjë që do ju bëjë të lumtur. Ose mund t’ju vijë një dhuratë shumë e vlefshme për të cilën do të surprizoheni.

Ju pret një 2019 e shkëlqyer, më e mira në gjithë dekadën. Është viti juaj i artë Shigjetar. Bëni gati listën e dëshirave dhe  dhe vazhdoni punën. Në fakt, keni punuar kaq shumë sa do të merrni frytin e gjithçkaje në muajt në vazhdim. Shampanjën e keni gati?

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Ky muaj do të jetë shumë strategjik për ju, do të merrni kohë për tu menduar rreth eventeve të fundit dhe lëvizjes së ardhshme. Po mbaroni muajin tuaj të parë me Saturnin në shenjën tuaj që do të thotë se ju kanë mbetur edhe 2 vite.  Nëse keni lindur në dhjetor, ndikimi i testeve të vështira në dashuri ju ka prekur me patjetër.

2 vitet në vazhdim janë më të lehtë. Bricjapët e lindur në 1-12 janar do të ndjejnë sprovat e Saturnit në 2019-ën, e ndërsa ata të lindurit në Janar 12-20 do ta ndjejnë influencën e tij në 2020-ën. Shumë njerëz kanë dalë shumë më të fortë nga kjo periudhë. Nuk ka dyshim se do t’ju duhet të punoni fort, por në fund rezultatet dhe arritjet do t’ju bëjnë më krenarë se asnjëherë tjetër.

Marsi është në shtëpinë tuaj të udhëtimeve dhe me shumë gjasa do të dilni jashtë qytetit. Diçka do t’ju bindë të shtyni udhëtimin tuaj dhe të qëndroni më pranë shtëpisë, ndoshta për shkak të shëndetit të një të afërmi tuaj a një miku. Pas 6 dhjetorit jeni gati për të firmosur. Tjetër datë e mirë për të tilla marrëveshje është edhe 21 dhjetori.

Një marrëveshje e fshehtë  punë në një projekt do të tregojë rezultate super pozitive. 21 dhjetori duket gjithashtu si një ditë perfekte për të udhëtuar, apo për të lançuar projekte të reja që kanë të bëjnë me fushën e medias dhe komunikimit. 22 dhjetori do të sjellë hënën e plotë në sektorin tuaj të martesës dhe bashkëpunimeve.

Disa Bricjapë do të fejohen apo martohen gjatë festave dhe nëse është kështu, kjo është koha perfekte. Saturni po të përgatit për një marrëdhënie shumë serioze që do të sjellë ndryshim në jetën tuaj.  Nëse jeni i martuar, po mendoni t’i premtoni diçka partnetit/es tuaj në lidhje me një arritje që e keni ëndërruar dikur bashkë. Bricjapi është një shenjë ambicioze dhe kjo hënë e plotë do të sjellë shpresë në fushën e biznesit dhe bashkëpunimeve. Efektet e kësaj hëne do të jenë të gjata dhe shumë pozitive për ju.

Pjesa më e ëmbël e saj e kësaj Hëne do të jetë Urani i vendosur në kënd perfekt me Diellin dhe hënën e plotë. Kjo dukuri do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj. Lajmet që partneri juaj mund t’ju japë do t’ju gëzojnë pafund. Për Vit të Ri ndoshta do të jeni me miqtë që kanë më shumë rëndësi për ju. Keni punuar pafund këtë vit, kështu që atë natë ju takon ta trajtoni veten si mbret/mbretëreshë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.