TV Mania

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë spektakli i vitit!

5 Dhjetor 2018

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë

Që prej kohës kur u krijua dhe u udhëhoq nga Ardit Gjebrea në 1999-n, “Kënga Magjike” ka sjellë hite, ka promovuar sa e sa artistë, ka ngjallur debate të shumta dhe është shoqëruar me risi. Megjithatë me bindje themi se ky 20-vjetor do të jetë spektakli i vitit për shumë arsye.

Sepse prapa festivalit është emri i Ardit Gjebreas, i cili për momentin është në majën e piramidës së televizionit shqiptar.

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë

Referuar shikueshmërisë, të gjithë programet e tij kanë rezultuar më të suksesshmit dhe më fitimprurësit për televizionin Klan. Të mos flasim pastaj për faktin që Ardit Gjebrea është një ndër kantautorët më të mirë shqiptarë.

Sepse regjisor është Aldon Lipe, ndërsa skenarist Erion Isai.

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë

Që prej vitit 2013, Aldon Lipe ka treguar se është absolutisht një ndër më të mirët dhe më kreativët në pultin e regjisë televizive, referuar eksperiencës së tij 20-vjeçare si regjisor për disa nga prodhimet më të rëndësishme në Klan dhe Top Channel.

Prej katër vitesh, skenariste e “Kënga Magjike” ka qenë Dalina Buzi, e cila u largua këtë vit për t’u përqëndruar në projektin e saj më të ri “Hostel by Anabel”. Këtë vit, skenarist është Erion Isai, i cili në fakt “i lagu këmbët” në edicionin e kaluar me skeçet tejet të suksesshme së bashku me Bes Kallakun.

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë

Tashmë pjesë e stafit të “E diela shqiptare” si bashkë-skenarist dhe aktor në “B.E Caffee”, Isai e ka kaluar me sukses provën e bashkëpunimit me Gjebrean, ndaj nuk dyshojmë që edhe tek “Kënga Magjike” do të shkëlqejë në stilin e tij.

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë

Sepse moderatoret e këtij viti kanë secila bagazhin e tyre profesional: Bora Zemani si moderatore e njohur prej vitesh, ndërsa Klaudia si balerinë e famshme.

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë

Falë bashkëpunimeve të mëparshme, Klaudia si ish-balerina e parë e trupës së Albi Nakos dhe Bora Zemani si bashkë-moderatore tek rubrika e “Këngës Magjike” tek “E diela shqiptare”, ato kanë treguar më së miri kiminë në skenë me Ardit Gjebrean.

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë

Sepse mjeshtra të mëdhenj kanë në dorë skenografinë, audion dhe ndriçimin.

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë
Skenografia e edicionit të 18

Edhe këtë vit, super skenografia e festivalit i është besuar mjeshtrit të Sanremos, Gaetano Castelli. Puna ka nisur rreth një viti më parë dhe përmasat dhe elementet e skenës konkurrojnë denjësisht me ato të festivaleve të vendeve të zhvilluara. Sërish nga Sanremo, vjen edhe Emanuele Donini, mjeshtër i audios. Ndriçimi dhe lojra me kamerën i është besuar Giuseppe Quini-t, një ndër profesionistët më të mirë të fotografisë në Itali.

Të gjithë këto elemente në duart e më të mirëve, do të sjellin për publikun në sallë dhe jo vetëm performancat më magjike ndonjëherë. Nëse tek “E diela shqiptare” kanë qenë me efekte të papara vizuale, imagjinojeni si mund të jenë në netët finale!

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë
Ronela Hajati - "Vuj"
Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë
Flori Mumajesi - "Plas"
Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë
Era Rusi - "Mos ma merr"
Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë
Kanita - "S'jemi ne"
Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë
Robert Aliaj - "Ah ku më hodhi Zoti"

Sepse për herë të parë në Shqipëri do të aplikohen risitë më të fundit teknologjike.

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë

Në një intervistë për ABC News, Ardit Gjebrea zbuloi se ashtu siç ndodh në spektaklet më të famshme botërore, këtë vit këngëtarët do të këndojnë me kufje, jo me monitor. Një tjetër risi është Livestream – VR (Virtual Reality), një mundësi për të qenë ne “regjisori” i spektaklit, duke e drejtuar kamerën atje ku duam në 360 gradë.

Sepse “Kënga Magjike” sjell muzikë të mirë...shumë të mirë!

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë
Anxhela Peristeri - "E çmendur", fituese e "Kënga Magjike 2017"

Ne jemi gjithnjë e më tepër “të etur” për pak muzikë të mirë në një kohë kur YouTube përdoret nga të gjithë, këngëtarë dhe JO-këngëtarë.

Sepse “Kënga Magjike” i ka kaluar kufijtë!

Sot nis ‘Kënga Magjike’ dhe ja pse do të jetë

Së bashku me Klaudia Pepën, nga Italia do të vijnë edhe 12 balerinë të programit famshëm të Maria de Filippi-t, “Amici”.

Sepse nuk do të mungojnë surprizat...

Ardit Gjebrea nuk ka zbuluar detaje të shumta megjithëse siç ka ndodhur përherë tek ky festival, surprizat do të jenë të shumta. Ky edicion rezervon emocione të forta!

E për ta mbyllur, edhe pas 20 vitesh, në një kohë kur të tjera spektakle kanë hyrë e kanë dalë a thua se nuk ekzistuan kurrë, “Kënga Magjike” nuk është tronditur asnjëherë, as nga festivalet e as nga YouTube.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.