Flokët

Vajzat franceze po risjellin këtë model flokësh aq të sofistikuar

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2025

Vajzat franceze po risjellin këtë model flokësh aq të

Kapja më e re e flokëve që më ka rënë shpesh në sy në Instagram-in tim, si shpesh herë, ka prejardhje nga vajzat franceze. Chignon, një nga modelet më ikonike të flokëve në Francë, po rikthehet fuqishëm. Ky model jo vetëm që është përkufizimi i elegancës, por mbart edhe atë ndjesi të pashpjegueshme që i bëjnë vajzat franceze kaq të admirueshme.

Po çfarë është në të vërtetë një chignon? Në fakt, në përkthimin më të thjeshtë, është një topuz. Por ajo që, sipas mendimit tim, e veçon nga topuzët klasikë të flokëve, është se kjo kapje pasqyron në mënyrë perfekte shprehjen e famshme "je ne sais quoi/ diçka e veçantë që nuk përshkruhet lehtë". Një chignon i bukur nuk është thjesht një model flokësh – është një gjendje shpirtërore: i shkujdesur, por i sofistikuar.

Ky stil ndryshon nga personi në person, duke marrë formë sipas flokut natyral, stilit dhe shijes së secilës. Përveç formës karakteristike të rrumbullakët, e kapur zakonisht poshtë, nuk ka një rregull të rreptë se si duhet bërë një chignon – dhe pikërisht aty qëndron bukuria e tij.

Disa ide:

Artikuj të sugjeruar: