Flori u shpall fitues i “Këngës Magjike” 2018-të. “Plas” arriti të mbledhë mbi 1000 pikë nga votat e kolegëve.
Kënga Plas” është kompozuar dhe shkruar nga vetë këngëtari, i cili fitoi gjithashtu çmimin “Balada më e mirë”. Flori u rikthye tek “Kënga Magjike” pas 3 vitesh mungesë, ku për herë të fundit konkurroi me këngën “Me fjalë të vogla”.
Vendi i dytë u fitua Eli Fara dhe Aurela Gaçe me këngën "Zemra Rratatata" e ndërsa në vend të tretë u rendit Fifi dhe Mc Kresha me "Psikopatja Jote".
Kjo është hera e dytë për Fifin që renditet nga votimet e këngëtarëve në vend të 3-të, njësoj si vitin e shkuar më këngën "Zhurmë".
Pas shumë hiteve për vite me radhë, kjo është hera e parë që Flori rrëmben çmimin e parë tek "Kënga Magjike", me diferencë të thellë në pikë.