Në një koncert të mbajtur në New York, Cardi performoi “MotorSport”, një këngë që është bashkëpunim me Offset (Migos) dhe Nicki Minaj. Teksti origjinal i këngës është kështu:
“I turn Offset on/ I told him the other day/ Man we should sell that porn” (E eksitova Offset-in/ i thashë ditën tjetër/ duhet ta shesim atë video-porno).
Teksti i ndryshuar: “I turn Offset on/ I told him the other day/ yeah we should get divorced”, duke iu referuar divorcit që mund të vijë së shpejti.
Cardi B remixed the lyrics to ‘Motor Sport’ to say “I turn Offset on. I told him the other day we should get divorced” ?? pic.twitter.com/tIeK8XXCmK
— UPROXX (@UPROXX) December 9, 2018
Por reagimi që i habiti të gjithë ishte postimi i reperit në Twitter.
“Në dreq të gjithë, më mungon shumë Cardi.”
Të mërkurën e një jave më parë, Cardi deklaroi se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk janë më bashkë përmes një videoje në Instagram.
“Nuk është faji i askujt, thjesht mbaroi dashuria. Ne nuk jemi më bashkë. Mund të duhet pak kohë për t’iu drejtuar divorcit. Do të kem gjithmonë dashuri për të, sepse është babai i vajzës sime.” – u shpeh ajo ndër të tjera.
Ata janë prindër të vogëlushes Kulture Kiari Cephus, e cila erdhi në jetë në korrik të këtij viti. Reperi i propozoi Cardi-t në tetor të një viti më parë në Philadelphia.