Instagramming

Vajza e Mozzik-ut dhe Loredanës ka më shumë ndjekës se ju në Instagram

19 Dhjetor 2018

Vajza e Mozzik-ut dhe Loredanës ka më shumë ndjekës se ju

Emri: Hana Aliu

Mosha: Një ditëshe

Prindërit: Mozzik dhe Loredana

Ndjekës në Instagram: 18 mijë e në rritje, nga momenti në moment.

Jeni të sigurt që është profili i saj? Mos bëhet fjalë për ndonjë Hana tjetër në botë? Jo, është profili i saj. E ndjekin prindërit dhe i ndjek prindërit mbrapsh.

Ka postuar ndonjë gjë? Po. Kjo është fotoja e parë me babin. Shumë e ëmbël, apo jo?

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dita e parë me Babin ???????? #Hana #fatherlove #babylove

A post shared by Hana ? 18.12.18 (@hanaaliu18) on

E ëmbël vërtet. I ka ecur ndonjë çikë? Për 29 minuta (kur u shkruajt ky artikull), fotoja kishte mbi 13 mijë pëlqime

Po si ndodhi? Epo, Mozzik ka mbi 750 mijë ndjekës, ndërsa Loredana mbi 970 mijë. Të dy e postuan profilin e të voglës në Instagram Stories dhe aq u desh.

Uau! E drejtë. Mozzik dhe Loredana janë shumë të rinj në moshë, u përpoqën ta mbajnë shtatzëninë të fshehtë dhe si rrjedhim, interesi është shumë i lartë. Për më tepër, janë shumë të këndshëm si çift. Duam të dimë ç’bëhet me ta dhe vajzën e tyre.

E ndiqni Hanën ju? Sigurisht. Në shkrime të ardhshme do t'i referohemi si Hana, jo si vajza e Mozzik-ut dhe Loredanës.

Ç’të mos thoni: Hana ka më shumë ndjekës se unë në Instagram.

Ç’të thoni: Jetë të gjatë dhe suksese!