Shqipëria

Taulant Balla akuzohet për plagjiaturë

19 Dhjetor 2018

Taulant Balla akuzohet për plagjiaturë

Taulant Balla, i cili ka shërbyer si deputet për tre mandate, u akuzua për plagjiaturë nga Taulant Muka në doktoraturën e tij me tezë “Reformimi i Sistemit Vendimmarrës në Bashkimin Europian". Teza ka marrë vlerësimin Summa Cum Laude (lat. me nderimet më të larta).

Plagjiatura u zbulua nga Alfonc Rakaj, diplomuar në King’s College në Londër dhe u publikua në Facebook nga Taulant Balla.

“Alfonc Rakaj, i diplomuar në King’s College në Londër, zbulon plagjiaturën e Taulant Ballës! Alfonci u nxit nga dëshira për të parë meritokraci në këtë vend. Z. Balla, si figurë publike me pushtet politike tregon që është diplomuar me Summa Cum Laude, gjë që ngre menjëherë dyshime. Rezultati i kërkimit, siç shihet, është zhgënjyes. Kjo, jo për faktin se është z. Balla, por për pozitën e tij, që mes të tjerash është dhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit në Parlamentin Europian,” shkruan Muka në Facebook.

Në dallim nga denoncimet e tjera, në këtë rast Muka s’ofron asnjë link reference, as të doktoraturës së Ballës, as të punës nga të cilët aludohet të ketë vjedhur politikani.

Taulant Balla akuzohet për plagjiaturë

Taulant Balla akuzohet për plagjiaturë

Taulant Balla akuzohet për plagjiaturë

Taulant Balla akuzohet për plagjiaturë