Instagramming

Moderatori shqiptar, baba për herë të parë: 'Ëngjëll, mirë se erdhe në Tokë!'

21 Dhjetor 2018

Moderatori shqiptar, baba për herë të parë:

Moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi është bërë baba për herë të parë! Pak minuta më parë, ka qenë vetë Gashi i cili ka ndarë lajmin e ardhjes së bebushes përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it.

Moderatori shqiptar, baba për herë të parë:

“Çfarë emocionesh e gëzimesh të papërshkrueshme kemi sot Qëndresa dhe unë! Erdhi ajo që na dha titullin prindër sot në mesditë. Takimin e parë e kisha menduar shumë, por ama asnjëherë nuk ma mori mendja që të ishte kaq i fortë emocionalisht.

Për pak kohë të mbajta në krahë dhe mora dashurinë më të madhe të kësaj bote. Ëngjëll, mirëserdhe në Tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi po pres ta kalojmë jetën bashkë...Faleminderit Zot!”- shkruan Labinoti në foton ku duket bashkë me vogëlushen e porsalindur në krahë.

Moderatori shqiptar, baba për herë të parë:

Urime nga njerëz të njohur të showbiz-it dhe jo vetëm,  kanë qenë pafund.

Moderatori shqiptar, baba për herë të parë:

Labinot Gashi dhe partnerja e tij prej shumë vitesh e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në tetor të 2017-ës, me një dasmë që u përfol gjatë nga bota e showbiz-it shqiptar. Pak muaj më vonë, çifti dha lajmin e pritjes së ëmbël.