Usher dhe (zyrtarisht) ish- bashkëshortja e tij, Grace Miguel kanë firmosur divorcin të premten në Georgia. Pas dy vitesh martesë, dyshja lajmëroi ndarjen që nëntë muaj më parë, ndonëse fansat shpresuan për një rikthim të mundshëm.
“Ne kemi vendosur t’i japim fund si çift. Do mbetemi thellësisht të lidhur, miq të mirë që do vazhdojmë ta mbështesin njëri- tjetrin në etapat pasardhëse të jetës. Doza e pamatë e dashurisë dhe respektit që kemi ndaj njëri- tjetrit do vazhdojë të rritet teksa ne ecim përpara” u shprehën ata asokohe.
Që prej fillimit, dyshja është përpjekur ta mbajë lidhjen tepër private, arsye kjo përse ende nuk dihet shkaku kryesor i divorcit.
Në janar të 2015- s u përhap lajmi se Usher ishte fejuar me të dashurën e tij shumëvjeçare dhe njëkohësisht partnere në biznes. Në shtatorin e të njëjtit vit, këngëtari u spikat me kostum dhëndri, gjë që nxiti thashethemet për një martesë të mundshme.
“Ata janë tmerrësisht të lumtur dhe mënyra si u realizua e gjitha ishte tepër e ëmbël dhe romantike. Ai mezi po pret ta kalojë gjithë jetën me të.” tha dikur një burim për E!News.
Muaj më vonë, Usher pranoi martesën me Grace Miguel- in në “The Ellen Show”. Para saj, artisti ka qenë i martuar me Tameka Foster, me të cilën u divorcua në 2009- n.