Showbiz dhe TV

Largohet nga Babastars, Cozman ‘nxjerr hapur’ grupin: Ja sa fitonte secili!

6 Janar 2019

Largohet nga Babastars, Cozman ‘nxjerr hapur’ grupin: Ja sa fitonte

Përmes një postimi në Insta Story, reperi Cozman bëri me dijeni se është larguar nga grupi historik Babastars.

“Nuk po mundem më me këta reperë, me repera fallso. S’ishin asgjë.” u shpreh ai ndër të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/???? (@vipscreen) on

Pak orë më parë, Cozman (emri i vërtetë i së cilit është Ylber Abdullahu) ka publikuar një deklaratë në Instagram ku shpjegon gjithçka:

“Publik i dashur,          

Reagimi im i djeshëm nuk ka qenë momental. Është reagim i akumuluar para shumë kohësh. Unë si Cozman kam bërë shumëçka që grupi jonë, ikonë e hip hop- it shqiptar me bazë në Prishtinë të ecë sa më përpara. Kam kontribuar në formën time si Cozman dhe kam qenë aty për shokët e mi gjithmonë si Ylber.”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Me Sinqeritetin Ma Tmadh si prej dites t'pare, Ur Boy Cozman ???

A post shared by COZMAN (@cozman) on

Më poshtë reperi sqaron se shkak i kësaj përçarjeje u bënë interesat personale dhe fitimet e marra ndaj biznesit të tyre të përbashkët.

“Grupi jonë, i regjisturar në firmën, BABA STARS sh.p.k nuk ka qenë grup ku mbi çdo gjë ka qenë biznesi. Ne jemi shokë prej ditës së parë edhe kur unë nuk kam qenë në label. Por, kur shoqëria e sinqertë bie nën hijen e orekseve personale biznesore, atëherë jo vetëm që dëmtohet grupi si label, por edhe shoqëria. Jam krenar për krejt çfarë kemi bërë, por mospajtimet tona ndaj interesave personale kanë bërë që ne të mos jemi më bashkë si label, në fakt ka shumë kohë që nuk funksionojmë si label për shkak të atyre interesave personale të lartpërmendura. “

Teksa thekson se Babastars do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij, reperi ka publikuar një listë me fitimet e secilit prej anëtarëve, ku shihet se pjesa dërrmuese shkon për Getoar Selimin, plot 39.00%. Ndërkohë Ylber Abdullahu, pra Cozman- i 8.00%, Visar Shala (Skivi) 27.00%, Agon Sylejmani (Agon Amiga) 22.00% dhe Asdren Zogaj (Dj Jungle) 4.00%.

Largohet nga Babastars, Cozman ‘nxjerr hapur’ grupin: Ja sa fitonte

“Mbështetësve (lexo: Përkrahësve) të BabaStars, se nuk ju them fansa se jemi 1 familje të gjithë- ju kërkoj falje për ngjarjet që kanë ndodhur rreth grupit. Por një gjë dijeni, pavarësisht individëve, fryma e hip hop- it që ne e kemi kultivuar dhe Baba Stars, hip hop- i i vërtetë do të jetë gjallë gjithmonë. BabaStars është tatuazh në zemrën time, jo vetëm në qafë e unë jam shumë krenar për këtë gjë.” përfundon Cozman.