20 janar – 18 shkurt
Simboli: Mbajtësi i ujit
Planeti sundues: Urani
Shenjë e dimrit
Shenjë ajri
Vitin e shkuar, keni bërë lëvizje të zgjuara në karrierë, teksa Jupiteri ndodhej në shtëpinë e 10. Ndoshta s’e dini, por ishin zgjedhje të zgjuara të gjitha. E vertëta do të zbulohet në vitet në vazhdim. Punuat fort vitin e kaluar, por ky vit do të jetë më i lehtë dhe më qejf. Mund të bëni dy miq të rinj dhe lidhjet tuaja do të jenë shumë të forta. Më 7 nëntor 2018, Jupiteri u shprëngul në shenjën e Shigjetarit ku do të qëndrojë deri më 2 dhjetor 2019 dhe do të vizitojë shtëpinë tuaj të 11 të miqësive, shpresave dhe dëshirave. Këtë vit do të realizoni një ëndërr. Gjatë kësaj periudhe, do të njihni njerëz të mrekullueshëm. Do të jenë të arrirë, të suksesshëm dhe nga fusha të ndryshme të jetës. Një ose dy, prej tyre, do të bëhen miqtë tuaj të mirë.
Këta miq të rinj, me siguri do të kenë të shkuara të ndryshme nga tuajat dhe ju do ta shijoni diversitetin që do t’ju sjellin në jetë. Miqtë tuaj të rinj do të jenë energjikë, entuziastë, kreativ dhe të suksesshëm. Optimizmi i tyre do të jetë ngjitës dhe do t’ju bëjë të dilni nga zona e rehatisë.
Këtë vit s’do të punoni aq formalisht sa më parë. Do të dilni, përshëndesni e njihni njerëz të rinj dhe do të arrini po aq shumë sa kur punonit në një zyrë. 2019-a s’do të jetë si e prisni.
Kjo pjesë e grafikut është perfekte nëse vendosni të bëni punë vullnetare, të bëni diçka për një kauzë që ju intereson.
Aftësitë që zhvilloni gjatë punëve vullnetare do t’ju hyjnë në punë në jetën vullnetare. Kur dhuron, universi ju dhuron diçka mbrapsh.
Nëse doni të popullarizoni një projekt tuajin, si përshembull një libër, një aplikacion, një kanal në YouTube, bëni mirë të nisni që tani. Këtë vit do të tërhiqni shumë njerëz dhe pa dyshim, mund të shndërroheni në një yll.
Flasim pak për datat specifike për progres në karrierën tuaj. Më 17 maj, do të lëvdoheni e do të reklamoheni nga një person i rëndësishëm ose do të merrni një ofertë pune nga një kompani konkurrente.
Mund t’ju ofrohet një pozicion i ri ose një rritje rroge gjatë 27 tetoirt, por kini kujdes nga Mërkuri në prapavijë. Mos firmosni asgjë për sa kohë Mërkuri është në prapavijë, pasi rezultati s’do të jetë i dëshiruari.
Mund të pranoni një ofertë pune në një kompani që keni punuar më parë. Mjafton të mos krijoni lidhje të reja profesionale gjatë kësaj periudhe në prapavijë. Nëse ndodh kështu, dijeni që është një mundësi e shkëlqyer.
Nëse jeni të vetëpunësuar, do të merrni vesh për një projekt në të cilin doni të angazhoheni gjatë hënës së plotë më 27 tetor.
19 nëntor 2019 deri më 3 janar 2020 është periudha perfekte për të nisur një fushatë marketingu për të gjeneruar më shumë fitim.
Gjendja juaj familjare dhe shtëpiake ka nevojë për një ndryshim. Urani në shtëpinë tuaj të kartë më 6 mars do të shkaktojë rrëmujë dhe keqkuptim.
Shtatë vitet në vijim, do të ndërroni shtëpi më shumë se një herë. Rrethanat për këto shpërngulje do të jenë të jashtëzakonshme.
Urani do t’ju ndikojë në mënyra të papritura, prandaj firmosni kontrata me këdo të bashkëpunoni dhe tregohuni të kujdesshëm.
Nëse po ndani asete ose po divorcoheni, dijeni që konfliktet nuk janë të pashmangshme. Bëni mirë të mos negocioni më 27 teotr dhe 24 nëntor, pasi fjalët do të jenë të ashpra dhe s’do të merreni vesh.
Diskutoni për prona të paluajtshme më 29 gusht: do të jeni në harmoni me të tjerët. Nëse ju duhen para për të blerë një pronë të paluajtshme, 29 gushti është dita e duhur për t’i gjetur.
Eklipset janë mjetet më dramatike që universi përdor për t’ju ndikuar. Eklipsi i 20 janarit do t’ju bëjë të mendoni për partnerin tuaj. Do të merrni këshilla të vyera nga një motër, vëlla a mik i mirë.
Eklipset në shenjën e Luanit do të hedhin dritë mbi martesën a bashkëpunëtorin tuaj. Nëse keni ditëlindjen më 20 janar ose disa ditë para a pas, do ta ndjeni shumë fort ndikimin e tij.
Do të shihni qartë karakterin e vërtetë të një personi pranë jush, dhe ky zbulim do të jetë ose shumë pozitiv ose krejt e kundërta.
Eklipset e këtij viti do të testojnë forcën dhe durimin e një marrëdhënieje të ngushtë në të cilën jeni të përkushtuar për momentin, qoftë romantike ose profesionale. Deri më tani, e dini kush ju qëndron besnik dhe kush jo.
Nëse s’keni partner dhe shpresoni të gjeni dashurinë e vërtetë, 2019-a do t’ju emocionojë. Ky është viti më fatlum për të gjetur dashurinë. Thjesht duhet të dilni nga shtëpia, në të kundërt, asgjë s’do të ndodhë. Nëse po planifikoni të bëni një fëmijë, kini shpresë.
Këtë vit, mund të gjeni dashurinë në këto katër periudha shumë të favorshme. Në këto data, rezervoni një tavolinë në një restorant, blini bileta për një koncert a shfaqje, ose planifikoni një udhëtim të shkurtër diku. Data e parë është 14 shkurti, më pas periudha gjashtë javore mes 31 mars dhe 15 majit, dhjetë ditët pas hënës së re në shenjën e Binjakëve më 3 qershor dhe hëna e plotë në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë më 11 dhjetor, plus minus katër ditë.
Këtë vit, nëse doni një marrëdhënie të vërtetë që pasohet nga një lidhje e ngrohtë dhe e përkushtuar, keni yjet në krahun tuaj. Nëse jeni me dikë, do të kaloni më shumë kohë bashkë.
Bashkim i Mërkurit me Jupiterin mes 31 dhjetorit dhe 2 janarit 2020 mund të rezultojë në fejesë a martesë. Mbajeni ëndrrën gjallë – 2019-a do të jetë shumë e veçantë.