Celebrity

Divorci i bujshëm i përket të shkuarës: Aktori, na prezanton me të fejuarën e re!

14 Janar 2019

Divorci i bujshëm i përket të shkuarës: Aktori, na prezanton

Çfarë miqve të tyre në shtator u dukej e pashmangshme, ndodhi! Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger, vajza 29-vjeçare e Arnold Schwarzenegger-it, janë fejuar.

Ishte vetë aktori ai që ndau lajmin pak më parë përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it.

Divorci i bujshëm i përket të shkuarës: Aktori, na prezanton

“E ëmbla Katherine, jam kaq i lumtur që ti the po. Mezi po pres të martohem me ty.  Krenar të jetoj me guxim dhe besim pranë teje.”- shkruan Pratt në një foto të dyshes, ku dallohet më së miri unaza e fejesës së 29-vjeçares.

Çifti janë bashkë që prej prillit të kaluar, e ndërsa fejesa mes tyre erdhi 1 vit pas divorcit së aktorit nga Anna Faris. Në gusht të 2017-ës, ish-bashkëshortët i dhanë fund martesës 8 vjeçare nga  e cila kanë edhe një djalë.

Divorci i bujshëm i përket të shkuarës: Aktori, na prezanton