Instagramming

'S'më kanë dashur kurrë ata që kam dashur': Ç'do të thotë Fifi me këtë?

15 Janar 2019

'S'më kanë dashur kurrë ata që kam dashur':

Përtej famës të këngës “Psikopatja jote”, të kënduar nga Fifi & Mc Kresha, njerëzit u ndalën gjatë tek titulli. Ç’ishte ky titull?

'S'më kanë dashur kurrë ata që kam dashur':

Pse pikërisht “Psikopatja jote”? Pasi dëgjoi komente nga më të ndryshmet, në fund të nëntorit Fifi  e sqaroi njëherë e mirë për “Mirage”  kuptimin e tij, duke shtuar se tekstin e këngës e ka shkruar vetë në një moment paqartësie, kur nuk dinte ç’kërkonte.

Çfarë ka dashur të thotë e kuptuam më mirë tani. Pak orë më parë, moderatori i “NIN”, Alaudin Hamiti ka postuar në Instastory-n e tij një pjesë nga intervista që zhvilloi me Fifin.

'S'më kanë dashur kurrë ata që kam dashur':

“Kënga “Psikopatja jote” është gjithë pikëpyetje. A je apo nuk je?- dëgjohet të thotë Fifi e cila vazhdon më tej deklaratën e saj.  Se kurrë s’më kanë dashur, gjithë ato që kam dashur!”

Hmm, pra dashuritë e pakthyera e kanë shndërruar këngëtaren në “skeptiken” që është sot?! Me këtë që tha, tani e tutje e dimë kujt i dedikohet dhe ç’do të thotë Fifi në çdo tekst të saj.