Karriera

Këto janë dhjetë profesionet më të respektuara në botë

15 Janar 2019

Këto janë dhjetë profesionet më të respektuara në

“Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Të gjithëve na e kanë bërë këtë pyetje në vegjëli. Dhe pa dyshim, përgjigjet tona janë ndikuar nga periudha kur jemi lindur, pasi breza të ndryshëm tërhiqen nga profesione të ndryshme.

Por cilët janë dhjetë profesionet më të respektuara tani?

Një sondazh i realizuar së fundi në 35 shtete nga Varkey Foundation nxorri në pah listën e mëposhtme. Në çdo shtet u intervistuan 1,000 persona përfaqësues të popullatës, të cilët radhitën 14 profesione nga më i respektuari te më pak i respektuari.

Mjekët ndodhen në krye të listës dhe pasohen nga avokatët dhe inxhinierët. Në vend të katërt ndodhen drejtorët e shkollave. Lista vijon si më poshtë.

1. Mjek

2. Avokat

3. Inxhinier

4. Drejtor shkolle

5. Polic

6. Infermier

7. Financier

8. Punonjës bashkie

9. Konsulent biznesi

10. Mësues 9-vjeçareje

Bibliotekarët u radhitën në fund të listës, pas dizajnerëve dhe punonjësve socialë.