Që kur John Cena dhe Nikki Bella i dhanë fund marrëdhënies 6-vjeçare në prill të një viti më parë, duket se Nikki po përpiqet të vazhdojë normalisht jetën e saj, ku përpos të tjerave tanimë përfshihet edhe fakti që lajmëron John-in në lidhje me takimet me djemtë.
Arsyeja?
“Ai i di të gjitha. E ka ditur për çdo takim timin. Kam shumë respekt për të dhe ndarja jonë nuk ishte e keqe, nuk përfundoi keq, nuk i bëmë keq njëri-tjetrit. Ai është ende i afërt me familjen time.
E kam njoftuar për çdo gjë që e dija se do të bëhej publike. E kam bërë këtë gjë sepse nuk doja që të lëndohej ose të tronditej kur t’i merrte vesh. E di që nuk jam e detyruar ta bëj, por kështu jam unë.” - tha ajo për People Now.
Kjo duket si një ndër marrëdhëniet më mbresëlënëse të ditëve të sotme, apo jo?
Për momentin, thuhet se Nikki është në një marrëdhënie me ish-partnerin e saj në “Dancing With the Stars”, Artem Chigvintsev.
Bella shton se mund t’ia tregojë John Cena-s këto detaje pasi ai s’ka qenë kurrë natyrë xheloze, ndryshe nga ajo. ¯\_(?)_/¯