Sipas dy klinikave estetike në New York, Shafer Plastic Surgery dhe Laser Center, po përhapet gjithnjë e më tepër “zbardhimi anal” ku rriten dita-ditës kërkesat për të rezervuar një takim të tillë.
Çfarë është zbardhimi anal?
Është procesi i aplikimit të kimikateve në zonën e anusit me qëllim që të zbardhet pigmentimi natyral që është pak më i errët se pjesa tjetër e trupit. Produktet që përdoren janë:
- hydroquinone: substanzë që ndriçon lëkurën që përdoret përgjithësisht në zona ku ka hiperpigmentim.
- adic kojik: substancë që përdoret kryesisht për njollat e errëta në lëkurë dhe është i pranishëm në shumë kremra dhe serume për ndriçimin e lëkurës.
A është e sigurt një procedurë e tillë?
Studimet tek minjtë kanë treguar se acidi kojik dhe hydroquinone mund të jenë kancerogjenë kur merren në doza të larta. Gjithashtu bëhet e ditur se aplikimi i këtyre agjentëve zbardhues mund të shkakojnë acarim të lëkurës, djegie, plagë që shkaktojnë kapsllëk etj.
Prandaj në të tilla kushte, këshillohet që procesi t’i besohet një specialisti të licensuar dhe të mos realizohet vetë.
Për të gjithë ata që e shohin të nevojshme një aplikim të tillë, procesi është i ndërtuar në pesë hapa, duhet kujdes maksimal dhe zgjat vetëm 6 muaj.
Burimi: Women’s Health