Showbiz dhe TV

Estela Ujka flet për sëmundjen: ‘E përballuam të pestë, gjetëm forcë te njëri-tjetri

19 Janar 2019

Estela Ujka flet për sëmundjen: ‘E përballuam të

2018-a e blogeres Estela Ujka ishte një betejë e mundimshme, por e fituar. Ajo rrëfeu për “Lart e Poshtë” se u diagnostikua me tumor, nga të cilët humbi edhe nënën. Për fat të mirë, rasti i saj qëlloi ndryshe.

“Unë kam humbur mamanë nga e njëjta sëmundje, kështu që edhe nëse e dëgjoj nga miliona kilometra larg, sigurisht që do të ndikohem dhe do të më duket gjëja më e tmerrshme në jetë. Për fat të mirë, tumori me të cilin u diagnostikova unë, nuk ishte nga ata më të këqinjtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryeja operacionin mund të kishte pasoja fatale.

"{[...]Këtë sëmundje për herë të dytë në familjen time e përballuam ne të pestë dhe të pestë gjetëm forcë te njëri-tjetri. Vajzat kanë ndihmuar në shtëpi me gatimin, bashkëshorti gjithashtu. Kur shikoja këtë, nuk e kisha shumë mendjen te sëmundja. Gjithçka që doja ishte të ishim bashkë, të shijonim njëri-tjetrin dhe sëmundja u bë dytësore,” tregon ajo.

Estela rrëfen se e kreu operacionin e nevojshëm dhe se tani është mirë, nuk ka më rrezik për jetën. “Njeriu duhet të fokusohet vetëm te gjërat e mira në jetë. Nëse bie pre e të këqijave, nuk do t’ia dalësh ndoënjerë,” thotë ajo.

Gjithashtu, kryeni kontrolle mjekësore rregullisht, kontrolloni gjoksin për gunga, nishanet për rritje anormale e studioni historikun familjar në mos jeni të predispozuar për sëmundje të caktuara. Parandalimi dhe kapja në kohë është gjithçka.