Që prej lirimit nga gjykata pas akuzave për përdhunim, Chris Brown është bërë tepër aktiv nëpër rrjete sociale, një mënyrë për t'i qartësuar të gjithë në lidhje me pafajësinë e tij. Justin Bieber, një mik i vjetër i Chris, vendosi ta mbështeste publikisht.

“Askush s’mund të të ndalë, je më i miri nga të gjithë.” – ishte komenti i Justin, që papritur zemëroi fansat për aq kohë sa çështja e përdhunimit nuk është mbyllur ende pasi hetimet vazhdojnë.
“Justin, mund të kishe qëndruar në heshtje”, shkruan një komentues. “Fakti që mbështet një përdhunues, një njeri që abuzon me gratë, më bën të ndihem keq. Nuk e prisja nga ti, shumë zhgënjyese”, tha një tjetër.
Në vijim, Chris ka bllokuar komentet në Instagram.
Duke lënë mënjanë këtë ngjarje, në maj të një viti më parë, sipas New York Times, një grua paditi Chris Brown për përdhunim. Në korrik të 2018-ës, këngëtari përfundoi në pranga pas koncertit, ndërkohë që muaj më herët u fotografua duke i vendosur i nervozuar duart një vajze rreth fytit. U akuzua se goditi një fotograf në vitin 2017. Në 2016-n u arrestua dhe u akuzua për një sulm me armë vdekjeprurëse. Dhe incidenti më famëkeq: dhuna e ushtruar ndaj Rihanna-s në 2009-n, ku u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua me punë vullnetare.
Gjithë këto raste nuk e bëjnë Chris-in "më të mirin nga të gjithë"...
Burimi: Cosmopolitan