Pak orë më parë, Fjoralba Ponari postoi në llogarinë e saj të Instagram-it, gjithë pyetjet dhe komplimentet drejtuar moderatores në rubrikën “Ask me” në Instagram.
Çfarë ra në sy më shumë se gjithçka tjetër, ishin krahasimet që i bënë Ponarit në lidhje me ngjashmërinë fizike me aktore të huaja. Dikush mendon se Fjoralba duket gati gati njësoj si aktorja e njohur e serialeve turk, Elçin Sangu.
Dhe mesa duket, ndjekësja nuk ishte e vetmja që kishte vënë re një ngjashmëri të tillë.
“E di, ma kanë thënë shumë, duke filluar nga ime motër!”- përgjigjët Fjoralba dhe në fakt, vajzat ndajnë të njëjtat tipare të veçanta.

Përpos faktit se njëra është kokëkuqe e tjetra bjonde, sytë shprehës, mollëzat e kërcyera dhe buzëqeshja e të dyjave ëstë njësoj!

Ka të tjerë, të cilëve fytyra e moderatores i shëmbëllen me atë të Emilia Clarke, aktoren e famshme të “Game of Thrones”, por Ponari i qëndron më shumë versionit të sozisë më sipër!