Shqipëria

Ç’bën ky dragua në Sheshin Skënderbej?

27 Janar 2019

Ç’bën ky dragua në Sheshin Skënderbej?

Dragonj, panda, fenerë në formë peshqish e të tjera simbole me origjinë kineze janë vendosur në Sheshin Skënderbej. Jo për të mbushur boshllëkun që la Fshati i Festave, por për të festuar një tjetër datë të rëndësishme: Vitin e ri Kinez ose Hënor.

Përgatitjet nisin që më 28 janar e përfundojnë vigjiljen e Vitit të Ri Kinez, më 4 shkurt. Kjo periudhë quhet Viti i Vogël.

Ç’bën ky dragua në Sheshin Skënderbej?

Viti i Ri Kinez nis zyrtarisht më 5 shkurt e festimet mbarojnë më 19 shkurt. Në këtë ditë, nuk këshillohet të pastrohet e fshihet, pasi edhe fati i mirë e mbarësia del nga shtëpia me papastërtitë.

Më 16 shkurt nisin përgatitjet për festivalin e fenerëve dhe vetë festivali mbahet më datë 19. Pjesa më e rëndësishme e festivalit është krijimi i fenerëve të letrës dhe shkrimi i gjëagjëzave mbi ta. Duke marrë parasysh se fener në gjuhën kineze (??—ti?n d?ng) shqiptohet si “shto fëmijë” (??—ti?n d?ng), shumë çifte ndezin fenerë me shpresën e një fëmije atë vit.