Showbiz dhe TV

Adelina Tahiri thotë se për bashkëshortin, do të kishte hequr dorë nga familja, nga karriera

30 Janar 2019

Adelina Tahiri thotë se për bashkëshortin, do të kishte

Një tjetër intervistë e Adelina Tahirit, një tjetër seri pyetjesh për bashkëshortin e saj NGA Maqedonia, Serjoza Markov. Nëse s’ju ka rënë më sy deri tani, shqiptarët e kanë shumë problem dhe e marrin shumë personale martesën e këngëtares me një shtetas maqedonas. Dhe sigurisht, s’do të ndalojë së qëni objekt bisede.

Në një intervistë për Big Mama, Adelina u vu sërish para të njëjtave pyetje, për të cilat nuk resht së gjeturi mënyra kreative për t’iu përgjigjur. Big Mama i tha se ajo vetë s’do të kishte guxuar të martohej me një maqedonas dhe Adelina ia ktheu me:

“Unë nuk jam nacionaliste, unë jam patriote. E dua kombin tim, respektoj kombin tim dhe kombet e tjera, por së pari kombin tim dhe fenë time. Partneri im s’më ndryshon asgjë. Sigurisht që ishte dëshira ime dhe e familjes sime të jem me një shqiptar, me një të fesë sime, një të moshës sime, do të ishte diçka e përkryer, por Zoti nuk të jep përkryerje. Dhe te ne është kjo gjë e vogël që unë e kam ballafaquar, kam luftuar, kam qenë e gatshme të mos flas me askënd nga familja, kam qenë e gatshme të lë anash karrierën, që të jem me personin që dua dhe që më bën të lumtur.”

Por prisni, bëhet më keq. Adelina tregon se është kërcënuar vetëm sepse u martua me Markov. Jo vetëm ajo, por edhe djali i tyre, Joni.

“Kam pasur kërcënime nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kërcënime për fëmijën. Dhe kur më pyesnin pse s’e publikon, për këtë arsye s’e publikoja. Nuk dua të flas se ndihem shumë keq. Nuk e di në është mëkat të duash dikë, por ka qenë shumë e vështirë.”