E mbani mend kur Gisele Bündchen dhe Leonardo DiCaprio ishin bashkë? Para se supermodelja të martohej me dikë tjetër? Ncuq, as ne.
Por siç flasin faktet, dyshja përjetoi një lidhje pesë vjeçare, nga viti 2000 deri në vitin 2005. Gisele vendosi të tregojë shkaqet e ndarjes, plot 14 vite më vonë. Po ç’rëndësi ka kjo për të. Koha nuk lëviz për Gisele.
Në kopertinën e pranverës së revistës Porter, Gisele shpjegon: “Meqë nuk po e mpija më veten me cigare, alkool dhe orare të zgjatura në punë, fillova t’i shihja më qartë zgjedhjet që kisha bërë e që kisha injoruar. Vetëm unë doja të zbuloja veten, teksa ai mbeste i njëjti? Në fund, përgjigja ishte po.”
Oh, po mirë. Sidoqoftë, Gisele gjeti dikë që donte të gjente veten porsi ajo. Prej dhjetë vitesh është e martuar me Tom Brady, qendërmbrojtësin e New England Patriots dhe duken shumë të lumtur me dietat e tyre të çmendura, ku hanë vetëm disa gjëra jeshile dhe vaj kokosi.