Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2019: Peshorja dhe Akrepi

2 Shkurt 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2019: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2019: Peshorja dhe Akrepi

Janë disa periudha në të cilat ne fokusohemi më shumë në botën përreth  e ndërsa ka të tjera kur gjithë energjinë e fokusojmë tek shtëpia jonë, familja dhe jeta private. Kjo e fundit do të jetë prioriteti juaj këtë muaj. Që prej muajit të shkuar ju keni qenë duke u marrë me hapësirat tuaja fizike, një shtëpi apo një tjetër pronë të cilën mund ta zotëroni ju apo të rrini me qira. Hapësira ju është dukur e vogël dhe menduat se ka nevojë për një rinovim a diçka tjetër më speciale. Afërdita është në sektorin e shtëpisë suaj, kështu që kjo është kohë e mirë për të marrë të tilla vendime.

Duket se po planifikoni të punoni më shumë, ose të bëni një tjetër lëvizje. Mund të veproni tani, që të shihni sa në vijë të drejtë shkojnë planetet me planet tuaja.

Përsa i përket dashurisë, dukeni shumë i dhënë pas njeriut që dashuroni dhe s’keni sy për askënd tjetër. Gjithsesi, ky do të jetë një nga muajt më të ëmbël të vitit. Nëse jeni single dhe po shpresoni të gjeni dikë, një takim interesant mund të vijë gjatë një udhëtimi të shkurtër ose gjatë kohës që po prisni diçka përreth lagjes ku banoni.

Nëse jeni të dhënë pas martesës, diçka mund të ndodhë për Shën Valentin. Lëreni partnerin tuaj t’i bëjë planet, ai do të sigurohet të vendosë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.  Jini mirënjohse për dashurinë që ai tregon ndaj jush.

Disa ditë më vonë, më 19 shkurt, Hëna e Plotë në Virgjëreshë do t’ju sjellë goxha kohë për të pushuar.  Bëni kujdes me shëndetin, pasi gripi apo ndonjë i ftohtë po ju vjen nëpër këmbë. Këtë muaj prisni gjithashtu disa surpriza në lidhje me financat, por do të shpenzoni shumë gjithashtu gjatë datave 14 shkurt deri më 30 mars. Gjatë një muaji me kaq gjëra të mira, jini optimist- ju jeni të zotë të zgjidhni gjithçka që ju del para.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2019: Peshorja dhe Akrepi

Nëse po mendonit të ndërroni shtëpi, firmosni pas 4 shkurtit. Kjo do të jetë data më e mirë për ndryshime të tilla. Hënat e reja nuk janë kaq të mbara sa kjo e 4 shkurtit, kështu që shfrytëzojeni në maksimum. Kjo periudhë do të jetë e mirë edhe përsa i përket sektorit të të ardhurave. Pjesa e parë e muajit do të jenë ideale për të blerë, shitur apo për të gjetur çfarëdolloj mënyre tjetër që do të përmirësojë të ardhurat nga prona juaj.

Nëse do të zhvendoseni, Jupiteri do t’ju ndihmojë të gjeni një vend me shumë hapësirë dhe me diell. Ndoshta do t’ju duhet të paguani më tepër, por do t’ja vlejë. Kjo kohë do të rezultojë shumë pozitive edhe në sektorin tuaj të punës. 7 dhe 27 shkurti do të jenë ditët më të mira për të parë rezultatet në karrierën tuaj.  Do të keni kohë mjaftueshëm edhe për tu qetësuar. 19 shkurti, plus/minus 4 ditë do t’ju gjejë në një event që do t’ju bëjë të lumtur. Nëse merrni ftesa për festa mos hezitoni t’i pranoni, vetëm gjëra të bukura ju presin.

Miqtë do t’i ndjeni më afër se kurrë dhe ndonëse si Akrep që jeni preferoni vetminë, ju sugjerojmë të dilni. Mund të habiteni me gjërat që do të shihni të ndodhin. 

Përsa i përket dashurisë, partneri juaj do të bëjë diçka më shumë se speciale për ju që do t’ju bëjë të ndiheni  me fat që ai njeri është pjesë e juaja.

Rreth datës 19-të, mund të keni një dasmë, baby shoëer ose një festë përvjetori. Duke marrë parasysh që Dielli, Neptuni dhe Mërkuri janë të gjitha në sektorin tuaj të dashurisë, kjo hënë e plotë është e mbushur me elemente romantike. 6 marsi do të vijë me një erë të re!

Tani për tani, kemi vetëm një këshillë për ju Akrep! Dilni dhe bëni qejf!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.