Celebrity

Fansat s'mund të zhgënjeheshin më shumë nga Maroon 5 në Super Bowl, por pse?

4 Shkurt 2019

Fansat s'mund të zhgënjeheshin më shumë nga Maroon 5

Grupi i famshëm, Maroon 5 përformoi në Super Bowl, por gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Pavarësisht se  atmosferës nuk i munguan dronët, bandat marshuese, madje as Spongebob-i, shfaqja e tyre kishte gjithçka, përveçse lidhjes emocionale me fansat.

Banda e njohur performoi me hitet më të mëdha të historisë së tyre muzikore, por duket se nuk ishin në nivelin që fansat prisnin.

“She Will Be Loved” u këndua nga Adam Levine  në mes të turmës me interpretimin më të dobët që mund të kishin dhënë ndonjëherë.

Fansat s'mund të zhgënjeheshin më shumë nga Maroon 5

Pavarësisht se këngëtari bëri gjithçka që atmosfera të ishte në nivelin e duhur, fansat u zhgënjyen. Ndoshta ishte materiali i tepruar (9 këngë në 13 minuta), ajo çfarë s’ju pëlqeu aspak njerëzve ose ardhja e Travis Scott-it në skenë...

Fansat s'mund të zhgënjeheshin më shumë nga Maroon 5

Ndonëse reperi e dyfishoi energjinë, kujtojmë se performuesit më të mirë të Super Bowl, si Lady Gaga apo Princ i kanë refuzuar bashkëpunimet për atë natë.

Pavarësisht se prej 17 vitesh Maroon 5 prodhon vetëm hite, s’mund të themi se kjo ishte më e mira që mund të bënin.

Diçka të tillë e tregojnë reagimet e fansave në Twitter.

“Kur ata kaluan nga Spongebob-i tek Travis në 5 sekonda.”

Fansat s'mund të zhgënjeheshin më shumë nga Maroon 5

“Unë kur Adam Levine filloi të këndojë!”