Grupi i famshëm Maroon 5 zhgënjeu një pjesë të fansave në performancën në Super Bowl, ndonëse nuk munguan dronët, bandat marshuese, madje as SpongeBob. Pas reagimeve jo shumë dashamirëse në Twitter, vokalisti Adam Levine theu heshtjen përmes një postimi në Instagram – një postim paksa i çuditshëm.
“Kur pranuam përgjegjësinë për të performuar në Super Bowl, mora lapsin dhe vetëm shkrova. Disa fjalë që më erdhën në mendje në atë moment.”
Më tutje vazhdon:
“Falenderojmë universin për këtë mundësi historike për të luajtur në skenën më të madhe në botë. Falenderojmë fansat tanë që na i bënë ëndrrën realitet. Dhe falenderojmë edhe kritikët që na shtyjnë gjithmonë që të përmirësohemi.”
Përsa i përket listës së fjalëve:
Fal
Qesh
Qaj
Buzëqeshje
Shpërndaj
Jeto
Qëndro
Përqafo
Mbaj mend
Sqaro
Ruaj
Frymëzo
Djersë
Përleshje
Shpreh
Jep
Merr
Ngrihu
Ngjitu
Bashko
Forco
Zbut
Vallëzo
Bërtit
Eduko
Parandalo
Thith
Nxirr
Ngulmo
Ulu në gjunjë
Kapërce
Dashuro
Dëgjo...
– disa prej tyre janë të kuptueshme, ndërsa disa të tjera, siç mund t’i lexoni, s’është se kanë ndonjë kuptim që lidhet me Super Bowl. Po fundja kush jemi ne për të gjykuar Adam Levine (lexo:askush)?!
Pavarësisht se këngëtari bëri gjithçka që atmosfera të ishte në nivelin e duhur, disa fansat u zhgënjyen. Ndoshta ishte materiali (9 këngë në 13 minuta) çfarë s’ju pëlqeu aspak njerëzve ose ardhja e Travis Scott-it në skenë. Kujtojmë se performuesit më të mirë të Super Bowl, si Lady Gaga apo Princ, i kanë refuzuar bashkëpunimet për atë natë. (E përsërisim: Kush jemi ne për të gjykuar Maroon 5?!)