Fashion News

Bluza acaron KEQ njerëzit: Gucci kërkon publikisht falje!

7 Shkurt 2019

Bluza acaron KEQ njerëzit: Gucci kërkon publikisht falje!

Gucci ka hequr nga qarkullimi një bluzë të tipit balaclava – veshje e ngushtë që mbulon gjithë kokën dhe qafën me përjashtim të pjesëve të fytyrës – fill sapo njerëzit shpërthyen në Twitter duke e krahasuar me blackface.

Bluza acaron KEQ njerëzit: Gucci kërkon publikisht falje!

Blackface (Fytyrë e zezë) është një formë e grimit teatral e praktikuar rreth 200 vite më parë në SH.B.A, nga aktorë jo me ngjyrë. Ata nisën të pikturojnë fytyrat në ngjyrë të zezë për t’u tallur me afrikanët. Këto shfaqje fituan popullaritet në shekullin XIX dhe patën një ndikim të fuqishëm dhe ~negativ~ në përhapjen stereotipeve raciste.

Bluza acaron KEQ njerëzit: Gucci kërkon publikisht falje!

Njerëzit u revoltuan dhe e konsideruan të pajustifikueshëm modelin e bluzës (që kushtonte 890 dollarë) duke kërkuar edhe bojkotin e markës së famshme.

Nga ana tjetër, Gucci kërkoi falje duke theksuar se bluza do të hiqej menjëherë. “Ne e konsiderojmë diversitetin një vlerë themelore për t’u mbështetur, të respektuar dhe të rëndësishme për çdo vendim që marrim.”

Ndër të tjera, marka italiane u shpreh se do ta kthejë këtë incident “në një moment të rëndësishëm për të mësuar nga gabimet” dhe se janë “plotësisht të angazhuar për të rritur diversitetin”.

Përdorimi i imazheve të tilla raciste nuk ndodh për herë të parë. Në dhjetor, Prada tërhoqi disa artikuj që ngjasonin me majmunë të zinj me buzë të ekzagjëruara në ngjyrë të kuqe. Në nëntor, Dolce & Gabbana anulloi një sfilatë mode në Shangai pas akuzave për racizëm.

Bluza acaron KEQ njerëzit: Gucci kërkon publikisht falje!
Prada