Celebrity

Pas këtij veprimi, fansat e Selena Gomez dhe Zac Efron i kanë sytë me zemra

7 Shkurt 2019

Pas këtij veprimi, fansat e Selena Gomez dhe Zac Efron i kanë

Fansat më të zjarrtë të Selena Gomez dhe Zac Efron nuk po i kontrollojnë dot emocionet dhe e gjitha për një follow. Zac vendosi të ndiqte Selena-n në Instagram e kaq u desh që të shpërthenin postimet e tipit “Uaa sa dua të martohen bashkë!”, “Janë të lidhur?”, “Do të lidhen?” etj. Në fillim vjen një follow pastaj martesa, apo jo?

Pas këtij veprimi, fansat e Selena Gomez dhe Zac Efron i kanë

Efron, idhulli i adoleshentëve që ndiqnin “High School Musical’ dhe Selena Gomez, ylli i “Wizards of Waverly Place”, nuk janë përfolur kurrë për ndonjë lidhje...jo deri sot të paktën.

Pas këtij veprimi, fansat e Selena Gomez dhe Zac Efron i kanë

“Nuk jam në Instagram,” tha Gomez për ELLE në shtator të 2018-s. “Nuk kam qenë në internet prej muajsh. Nuk e kam kodin e Instagramit, nuk kam aplikacione në telefon.” Ndoshta Selena do të kthehet në Instagram së shpejti dhe do të ketë kohë që të hedhë një sy të shpejtë tek ndjekësit e rinj.