Nata e çmimeve “Grammy” s’mund të ishte më e bukur se kaq për Dua Lipa-n. Këngëtarja me origjinë shqiptare fitoi çmimin “Best New Artist” (Artistja më e mirë e re) dhe ky nuk ishte trofeu i vetëm brenda një nate.
Pak para çmimit të rëndësishëm, Dua fitoi Grammy-n e saj të parë “Best Dance Recording” për këngën “Electricity” dhe këtë këngëtarja e zbuloi teksa bëhej gati për në tapetin e kuq.
Reagimi i saj tregon gjithçka!
Dua Lipa is officially a #GRAMMYs winner! pic.twitter.com/CBVR0XCP1U
— E! News (@enews) February 10, 2019
“Është vërtetë çmenduri! Po përpiqem të mos prish grimin, por s’po i mbaj dot lotët. Jam kaq e emocionuar, kaq mirënjohëse! Vërtetë që nuk di si ta shpjegoj se çfarë po ndjej.
Ndër kandidatët e tjerë të nominuar për kategorinë “Best New Artist” ishte gjithashtu Bebe Rexha.
Ndonëse emocionet ishin përtej çdo imagjinate, Dua Lipa ia doli të bënte fjalimin më frymëzues!
“Oh Zoti im! Faleminderit shumë! Nuk di as nga t’ja filloj. Besoj që fillimisht duhet të them se jam shumë e nderuar që isha e nominuar krah shumë artisteve femra, sepse këtë vit jemi rritur edhe më. Kam diçka që duhet ta them për këdo që nuk e ka kuptuar ende sa i veçantë është që ka një histori jete unike, një sfond ndryshe nga të tjerët, një emër që nderon rrënjët e tij...Duhet të dini se pavarësisht nga vini, çfarë të kaluare keni apo çfarë besoni, mos lejoni asgjë të hyjnë në rrugën tuaj të ëndrrave. Unë jam prova që mund të bësh çfarë i thua mendjes se do të bësh!”