Ndoshta është më mirë t’i shtyni për ndonjë ditë tjetër filmat rastësorë dhe të shihni “Friends”, pasi s’do të jetë e largët dita kur përfundimisht seriali i famshëm të mos jetë më në Netflix.
Sipas TVLive, WarnerMedia – që funksionon përmes nëndarjeve përkatëse si Home Box Office (HBO), Turner Broadcasting System dhe Warner Bros – po sigurohet që të bëjë të sajin një ndër serialet më të suksesshme në botë.
Nëse ju kujtohet, në dhjetor u tha fillimisht se “Friends” do të hiqej nga Netflix, megjithëse u bë një marrëveshje për ta mbajtur serialin të paktën deri në vitin 2019. Në atë kohë, CEO i AT&T, kompania mëmë e WarnerMedia, tha se “shpresojnë që ‘Friends’ të transmetohet në të dyja platformat”.
Megjithatë duket se Warner ka ndërruar mendje. Drejtori Artistik u shpreh për Television Critics Association se “ndarja e aseteve të tilla nuk është një model i mirë”. “Ne besojmë se duhet të kemi gjëra ekskluzive kur të fillojë shërbimi i transmetimit.”
Së bashku me “Friends” mund të hiqet edhe “Riverdale” që transmetohet në The CW Television Network, pjesë e WarnerMedia gjithashtu. Kontrata me Netflix përfundon këtë pranverë. “Jemi shumë të interesuar t’i kemi në platformën tonë”, tha Drejtori Artistik për shfaqjet e CW.
Platforma e re e WarnerMedia-s nuk ka ende një emër dhe nuk dihet se sa do të kushtojë. Pra, le të supozojmë se kemi edhe 10 muaj për të parë “Friends”, “Riverdale” dhe kushedi çfarë tjetër.
Ndërkohë njerëzit:
Ndërkohë WarnerMedia: