High Tech

Pse Kylie Jenner, Selena Gomez, Ariana Grande dhe VIP-a të tjerë humbën miliona ndjekës në Instagram

14 Shkurt 2019

Pse Kylie Jenner, Selena Gomez, Ariana Grande dhe VIP-a të tjerë

Instagram njoftoi në nëntor të vitit 2018 se po përgatitet për të zvogëluar numrin e llogarive të rreme në platformë. Të njëjtën gjë aplikojnë edhe kompanitë e tjera duke bërë pastrime sporadoike për të hequr llogaritë joaktive. Megjithatë duket se rasti në fjalë nuk ka të bëjë me pastrimin e të dhënave të përdoruesve.

Dje, yje të famshëm humbën miliona ndjekës në Instagram, përfshirë këtu Selena Gomez, Ariana Grande, Kylie Jenner dhe jo vetëm.

Ndonëse për VIP-at si Kylie dhe Selena një humbje e tillë nuk ka ndonjë ndikim të madh, nuk mund të themi të njëjtën gjë për blogerët, puna dhe fitimet e të cilëve varen nga ndjekësit. James Charles ishte një ndër ata që reagoi në Twitter duke pyetur se “pse humbi më shumë se gjysmë milioni ndjekës?”.

Pse Kylie Jenner, Selena Gomez, Ariana Grande dhe VIP-a të tjerë

Fill pas kësaj, Instagram njoftoi se “është në dijeni të problemit dhe po punon për ta zgjidhur”. Për momentin, llogaritë janë rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Burimi: The Verge