TV Mania

Klea dhe Elgiti flasin për fillimin e ëmbël, bashkëjetesën dhe planet e një bebushi!

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2019

Klea dhe Elgiti flasin për fillimin e ëmbël,

Pas shumë e shumë aludimeve, rreth 1 vit më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda konfirmuan se po, janë çift. Gjithsesi, historia e dashurisë mes tyre kishte kohë që kishte nisur. Të ftuar tek “Rudina”, ata kanë treguar se prej 2 vitesh janë bashkë dhe gjithçka filloi me bashkëpunimin e këngës “Amla”.

Jo më kot, ajo këngë është kaq e veçantë për Klean sa e mban gjithnjë me vete. Sipas tyre, çelësi i kësaj marrëdhënieje është fakti që shohin tek njëri tjetri shëmbëlltyrën e nënës dhe babait të tyre.

Klea dhe Elgiti flasin për fillimin e ëmbël,

“Elgiti është krahu im i majtë dhe i djathtë si brenda dhe jashtë shtëpisë!”- tregoi Klea. Prej kohësh, dyshja bashkëjetojnë dhe për momentin nuk kanë në plan për një bebush.