Celebrity

Ariana Grande rregullon marrëdhënien me gazetarin e njohur, por fansat s’e pritën dhe aq mirë

Shkruar nga Anabel

21 Shkurt 2019

Ariana Grande rregullon marrëdhënien me gazetarin e njohur, por fansat

Ariana Grande dhe gazetari i njohur britanik Piers Morgan shijuan shoqërinë e njëri-tjetrit në një restorant në Los Angeles. “Epo...u takuam rastësisht në një restorant dhe vendosa të ulesha me të dhe të flisja për pak. Mendoj se pati progres. Diskutimet qenë të sjellshme, ramë apo s’ramë dakord nuk ka rëndësi,” shkroi Ariana në Twitter.

Ariana Grande rregullon marrëdhënien me gazetarin e njohur, por fansat

Nje pjesë e njerëzve e vlerësuan veprimin e dyshes, që lanë pas inatet e vjetra dhe biseduan si dy të rritur, ndërsa një pjesë është e mendimit se Morgan “bisedoi më Ariana-n thjesht sepse ajo është tashmë shumë e famshme dhe e pasur”. Sipas tyre, ai po e përdor.

Ariana Grande rregullon marrëdhënien me gazetarin e njohur, por fansat

Pas sulmit terrorist në Manchester në maj të 2017-s – ku mbetën të vrarë 22 njerëz dhe u plagosën më shumë se 50 – dhe vizitës së mbretëreshës në spitalin e fëmijëve, gazetari komentoi mungesën e këngëtares, që sipas tij duhet të ishte aty.

“ Sikur dhe Ariana të bënte të njëjtën gjë, do të ishte shumë mirë. Nëse mbretëresha gjeti kohën për të shkuar në spital, këtë mund ta bënte dhe ajo pasi ata paguan për ta parë.”

Edhe pse ndjekësit u inatosën duke argumentuar se secili ka mënyrën e vetë të të reaguarit, ai këmbënguli se ishte më e pakta që ylli i pop-it mund të bënte.

Ariana Grande rregullon marrëdhënien me gazetarin e njohur, por fansat

Pas tragjedisë, Ariana Grande u kthye në Manchester në një koncert gjigand në qershor të 2017-s, fitimet e të cilit shkuan për fondin e emergjencës së organizatës “We Love Manchester”. Pas koncertit, ai deklaroi publikisht “se e kishte paragjykuar”.

"E dashur Ariana, të them të drejtën nuk dija shumë rreth teje para se të ndodhte trgjedia e Manchesterit. Padyshim, që e dija se je një nga yjet e reja të muzikës pop në Amerikë, por kaq. Por nuk jam i aftë të këndoj asnjë nga këngët e tua, madje as nuk do të njihja nëse do të më dilje përballë. Gati 2 javë më parë, unë isha shumë i nxehur me ty, kur ike drejt vendit tënd vetëm pak orë pas tragjedisë.  I nxehur për jetët e marra, për terrorizmin dhe mbi të gjitha, për vajzat e vogla të cilat nuk e meritojnë të jenë në shtratin e një spitali. Kështu që isha i nxehur. Isha krejtësisht gabim. Të paragjykova. Ti ke kaq shumë kurajo, më fal që dyshova.”

Debati Piers Morgan – Ariana Grande nuk mbaroi këtu. Në nëntor të një viti më parë, Piers ofendoi Ariana Grande-n dhe këngëtare të tjera, të cilat sipas tij përdorin “lakuriqësinë për t’u bërë të famshme”. E gjitha nisi pasi gazetari kritikoi ashpër Little Mix duke i akuzuar se kopjuan Dixie Chicks.

Ariana Grande rregullon marrëdhënien me gazetarin e njohur, por fansat

Nëna e Ariana-s ironizoi se ka një ndryshim të madh midis “të kopjosh” dhe “të përpiqesh ta risjellësh në vëmendje diçka si një formë homazhi”. Morgan iu kundërpërgjigj duke thumbuar Ariana-n, e cila sipas tij përdor “lakuriqësinë për të promovuar këngët”.

Këngëtarja s’e la me aq, por shkroi në Twitter:

“Mezi po pres ditën kur të jesh në vëmendje pa qenë nevoja të kritikosh gratë e bukura, të suksesshmedhe të talentuara. Mendoj se do të jetë diçka e vlefshme për ty dhe karrierën tënde. Ah, kur del ti lakuriq është ok, apo jo?”

Ariana Grande rregullon marrëdhënien me gazetarin e njohur, por fansat

Megjithatë, për t'u rikthyer tek takimi në Los Angeles, duket se këngëtarja ka për qëllim ta kthejë Morgan-in në një feminist të ardhshëm. Nisur nga kritikat e tij të ashpra kundrejt shumë grave të famshme, si Emily Ratajkowski apo Kim Kardashian, misioni i Ariana-s duket i vështirë.

Ariana Grande rregullon marrëdhënien me gazetarin e njohur, por fansat