Kryeministrja serbe Ana Brnabic dhe partnerja e saj janë bërë nëna për herë të parë. Në një njoftim zyrtar, e dashura e saj Milica Djurdjic, njoftoi se ajo dhe bebushi i quajtur Igor, i cili ka ardhur në jetë më 20 shkurt, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
43-vjeçarja është kryeministrja e parë femër në Serbi dhe gjithashtu kryeministrja e parë gay.
Partnerja e saj, me profesion mjeke arriti të mbetet shtatzënë përmes inseminimit artificial.
Pavarësisht përpjekjeve të saj për të përkrahur të drejtat e homoseksualëve, kritikët jo pak herë janë shprehur kundër saj, duke thënë se nuk ka bërë mjaftueshëm për komunitetin LGBT.
Burimi: BBC