Celebrity

10 vepra të rënda kriminale: Pritet arrestimi i këngëtarit të famshëm të muzikës pop

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2019

10 vepra të rënda kriminale: Pritet arrestimi i këngëtarit

Pas rasteve të bujshme të bëra publike, tashmë mbi këngëtarin e famshëm të muzikës pop R Kelly rëndojnë 10 akuza për vepra të rënda kriminale që kanë të bëjnë më së shumti me abuzimet dhe sulmet seksuale. Times raporton se prokurorët e Country Cook në Illinois do të marrin nën shqyrtim akuzat për të siguruar një urdhër arresti.

10 vepra të rënda kriminale: Pritet arrestimi i këngëtarit

Dje, dy gra të tjera iu shtuan listës së gjatë të akuzave kundër R Kelly-t. Rreth 3 vite më parë, në një hetim të bërë nga Buzzfeed News, u raportua se që nga vera e vitit 2016 të paktën pesë gra u përfshinë në skemën e R Kelly-t: Ai u akuzua se u shpëlante trutë vajzave dhe grave dhe i fuste më pas në një “kult” siç e quanin prindërit e tyre. Thuhej se u diktonte si të visheshin, si të silleshin, si të ushqeheshim, i trajtonte si kukulla duke i kontrolluar mendjen.

Në korrik të 2018-s, R. Kelly publikoi këngën “I Admit”, 19 minuta, ku shprehej kështu: “Merrni karrierën time dhe zhdukuni, pasi jeni thjesht të çmendur për të dashurat e mia”, ndërsa më pas vazhdonte duke pranuar se ka mëkatuar dhe i ka tradhtuar të dashurat, por kurrë nuk ka abuzuar me to apo me fëmijët. I vetmi abuzim ka qenë alkooli, sipas tij.

Në janar të këtij viti, pas presionit gjithnjë e në rritje për të kërkuar falje që bashkëpunoi me R. Kelly-n në 2013-n, Lady Gaga reagoi përmes një deklarate në Twitter duke treguar arsyet përse bashkëpunoi me këngëtarin dhe u shpreh se beson plotësisht te gratë që kanë folur në dokumentarin “Surviving R. Kelly” (Të mbijetuarit e R. Kelly-t)  të transmetuar në kanalin televiziv amerikan, Lifetime.

Asokohe, Lifetime solli në dritë (sërish) akuzat e shumta për R. Kelly-n. Historitë e transmetuara në dokumentarin e Lifetime u panë si një kthesë e madhe drejt drejtësisë. Të famshëm si John Legend, Chance The Raper u shfaqën në kamera për t’u solidarizuar me viktimat. Shikuesit pritën që të shihnin edhe Lady Gaga-n, por sipas producentit të “Surviving R. Kelly”, këngëtarja nuk pranoi.

Gaga dhe R. Kelly bashkëpunuan në vitin 2013 në këngën “Do What You Want” (Bëj çfarë të duash), për të cilën menduan edhe një videoklip, por për arsye ende të paqarta, videoja u hoq. Në video, R. Kelly luante rolin e një doktori, ndërsa Gaga të një pacienteje. “A do të jem ndonjëherë në gjendje të eci përsëri?” e pyeste ajo. “Po, por nëse më lejon të bëj çfarë të dua me trupin tënd. Po të bëj të pavetëdijshme dhe kur të zgjohesh, do të jesh shtatzënë”, i përgjigjej ai.

“I mbështes 1000% këto gra, i besoj, e di që po vuajnë dhe ndjej fort se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe të merren seriozisht. Gjithë ç’po dëgjoj në lidhje me akuzat kundër R. Kelly-t janë absolutisht të tmerrshme dhe të pambrojtshme.

“Si një viktimë e abuzimit seksual, e kam bërë këngën dhe videon në një periudhë të errët të jetës sime; qëllimi im ishte të sillja diçka sfiduese dhe provokative sepse ishte e zemëruar dhe s’e kisha marr veten nga trauma që më kishte ndodhur në jetë.

Kënga u quajt “Do What You Want (With My Body)”, dhe është e qartë sa të shtrembëruara ishin mendimet e mia në atë kohë. Nëse do të kthehesha mbrapa, do t’i thoja vetes që të shkonte të bënte terapi, në mënyrë që të kuptoja situatën post-traumatike ku ndodhesha.” – shkroi Gaga.

Pjesa dërrmuese e njerëzve duan që lëvizja #MuteKelly – e cila kërkon që të shkatërrohet njëherë e përgjithmonë karriera e tij muzikore – të mos ndalet. Avokatët e Kelly-t kanë mohuar çdo akuzë dhe kanë kërkuar që të respektohet jeta private e këngëtarit, megjithëse reputacioni i tij ka marrë tashmë një super goditje që pas akuzave për posedim pornografie pedofilike në 2008-n.