Lady Gaga fitoi çmimin “Kënga më e mirë origjinale” (Shallow – A Star Is Born), por tani nuk do të përqëndrohemi këtu. Edhe njëherë në vëmendje, TAPETI I KUQ.
Gaga mbërriti në tapetin e kuq me këtë fustan nga Alexander McQueen, megjithëse qershia mbi tortë ishte diamanti që mbante tek gjerdani i shndritshëm...një diamant 128,54 karatësh.
Para këngëtares, hera e fundit që dikush mbajti "Tiffany Yellow Diamond" daton në vitin 1962. Në atë kohë, guri i çmuar dentifikohej me Audrey Hepburn dhe Breakfast at Tiffany's.
Gaga është personi i tretë në botë që ka arritur ta vendosë, pas Audrey-t (1962) dhe gruas së Sheldon Whitehouse në 1957-n.
Diamanti i verdhë u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut më 1878-n dhe u ble nga Charles Lewis Tiffany një vit më vonë për një shumë prej 18,000 dollarësh.
Më vonë, gurit të çmuar iu bënë disa prerje nga ekspertë dhe që prej asaj kohe, diamanti ka udhëtuar botën nëpër panaire, ekspozita dhe bizhuteri të ndryshme.