Në një moment a një tjetër të gjithëve na ka tunduar ideja e të qënit të pavdekshëm. Në pamundësi të kësaj, njeriu historikisht është përpjekur me çdo mënyrë të jetojë sa më gjatë.
Në ditët tona, mesatarja e jetëgjatësisë arrin diku tek 72 vite dhe në fakt s’janë shumë.
Prandaj, sytë tanë janë drejtuar tek ata që e kanë kaluar një shekull. Çfarë sekreti fshehin? Ç’kanë bërë ndryshe? Ky burrë vdiq 115 vjeç në 2015-ën dhe pak para se të ndërronte jetë tha se sekreti i tij i vetëm ishin ushqimet.
“Unë i besova shprehjes së vjetër: Ti je çfarë ha!”
Dhe çfarë hante?! Sipas tij, çelësi i jetëgjatësisë ishin ushqimet më poshtë!
Kanella
Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
Çokollata
Përveç shijes, çokollata ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.
Hudhra
Ose ndryshe, antibiotiku natyral!
Mjalti
Mjalti është ilaçi shumë funksional që bën “çudira” me trupin tonë.
Vaji i ullirit ose ndryshe, 'vaji i jetës'.