Celebrity

Pas një dekade dramatike, Madonna dhe Lady Gaga bëhen shoqe

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2019

Pas një dekade dramatike, Madonna dhe Lady Gaga bëhen shoqe

Dramë? Jo më. Pas pothuajse një dekade plot thumbime, Lady Gaga dhe Madonna kanë tashmë një raport për së mbari; të paktën kështu duket nga postimet e fundit në Instagram.

Fotografi francez JR, në bashkëpunim me TIME, arriti të kapte këtë moment special teksa këngëtaret përqafojnë njëra-tjetrën në festën e organizuar nga menaxheri i talenteve Guy Oseary pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars. "Mos u ngatërroni me vajzat italiane," shkruan Madonna.

Pas një dekade dramatike, Madonna dhe Lady Gaga bëhen shoqe

Thumbimet e para i përkasin vitit 2009, kur Gaga shpërtheu në muzikë dhe shumë njerëz nisën ta krahasonin me mbretëreshën e pop-it, Madonna-n.

Në vitin 2012, Madonna foli hapur duke u shprehur se kënga e Lady Gaga-s “Born This Way” ngjasonte shumë me hitin e vitit 1989, “Express Yourself” duke u përpjekur të minimizojë figurën e Gaga-s.

Katër vitë me vonë, në një intervistë për Zane Lowe, Gaga u shpreh se “ajo dhe Madonna janë shumë ndryshe”.

“Nuk dua të tregoj mungesë respekti, ajo ka një karrierë fantastike, është ylli më i madh i muzikës pop i të gjitha kohërave. Por unë luaj shumë intrumente, i shkruaj vetë tekstet, qëndroj me orë të tëra në studio. Jam një producente. Jam shkrimtare. Ajo që bëj unë është shumë ndryshe.”

Në dokumentarin e saj “Gaga: Five Foot Two”, ajo shton ndër të tjera:

“Raporti im me Madonna-n është si të thuash...unë e admiroja atë dhe ende e admiroj, pavarësisht se çfarë mendon ajo. Por të shprehej për mua përmes mediave, është si një djalë që më jep një letër dashurie përmes shokut.”

Por siç duken këto “konflikte” i përkasin të kaluarës. Dramat edhe harrohen dhe krijohen miqësi.