Kinema & TV

Ç’duhet të dini për dokumentarin shokues mbi Michael Jackson

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2019

Ç’duhet të dini për dokumentarin shokues mbi Michael

Çfarë është "Leaving Neverland"?

"Leaving Neverland" është një dokumentar që bazohet në intervistat e Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët pohojnë se Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë. Dokumentari është një bashkëprodhim i kanalit televiziv britanik Channel 4 dhe Home Box Office (HBO). Për herë të parë, u shfaq në Sundance Film Festival në 25 janar, 2019. Dan Reed është regjisori dhe producenti.

Ç’duhet të dini për dokumentarin shokues mbi Michael
Michael Jackson dhe Wade Robson

Kush është Wade Robson dhe James Safechuck?

Wade është një balerin dhe koreograf 36-vjeçar nga Australia. Në fëmijëri, ai u shfaq në këngën “Black or White”, “Jam” dhe “Heal the World”.

Ç’duhet të dini për dokumentarin shokues mbi Michael
Kur Michael Jackson dhe Wade Robson u takuan për herë të parë

Në "Leaving Neverland" ai e përshkruan shtëpinë e Jackson si një kurth, ndërsa 41-vjeçari Safechuck shprehet se vite më parë, në Neverland, Michael organizoi një festë tipike si ceremoni martese dhe e detyroi vogëlushin të zotohej se ata “u lidhën përgjithmonë me njëri-tjetrin”. Të dy morën pjesë në një reklamë për Pepsi-n kur ishin fëmijë.

Ç’duhet të dini për dokumentarin shokues mbi Michael
Michael Jackson në shtëpinë e James Safechuck

Ata ngritën një padi kundër këngëtarit në 2015-n duke kërkuar £1,2 miliard dëmshpërblim, por gjykata vendosi që “pasuria e këngëtarit nuk mund të mbante përgjegjësi për akuzat e tyre”.

Ç’duhet të dini për dokumentarin shokues mbi Michael
Wade Robson
Ç’duhet të dini për dokumentarin shokues mbi Michael
James Safechuck

Ç’kuptim ka Neverland?

Neverland Valley Ranch, që së fundmi quhet edhe Sycamore Valley Ranch, është shtëpia e Michael-it në Santa Barbara County, Kaliforni. U quajt Neverland pasi këngëtari u frymëzua në 1988-n nga ishulli i përrallës së Piter Panit (ishulli Kurrkund).

Ç’duhet të dini për dokumentarin shokues mbi Michael

Si kanë reaguar fansat?

Fansa të shumtë të këngëtarit kanë nisur një fushtatë nën hashtag-un #StopLeavingNeverland dhe kërkojë që dokumentari të hiqet. Të shumtë kanë qenë prindërit të cilët kanë reaguar ashpër duke pyetur: “Kush është ai prind që do ta linte fëmijën vetëm me një të huaj, qoftë i famshëm ose jo?!

Ç’duhet të dini për dokumentarin shokues mbi Michael

Po familjarët ç’thonë?

Familjarë dhe përfaqësues së këngëtarit të ndjerë i kanë mohuar akuzat.

A do të ndikojë kjo tek figura e Mbretit të Pop-it?

Njerëzit janë rritur me muzikën e Michael-it. Sigurisht që fakte të tilla janë shokuese, megjithëse ekspertët thonë se nisur nga fakti që Michael nuk është gjallë, pra nuk mund ta mbrojë veten, vështirë që të dhënat e personave që thonë se janë abuzuar të besohen nga të gjithë.

Si mund ta shohim?

Vetëm në HBO nëse jetoni në Amerikë ose keni IP amerikane (IP- term që përdoret në informatikë me kuptimin e një numri/adrese të kompjuterit të kyçur në rrjetin kompjuterik apo të internetit). Sigurisht që ka edhe disa mënyra të tjera (por ne nuk thamë gjë).

A do të transmetohet në Netflix?

Channel 4 ka të drejta ekskluzive në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk ka në plan që dokumentari të hidhet në Netflix. Të paktën jo për momentin.