Celebrity

Një ndër gratë më të pasura: A e meriton Kylie të cilësohet si miliarderja më e re në botë?

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2019

Një ndër gratë më të pasura: A e meriton Kylie të

Korrikun e kaluar, Forbes e vendosi Kylie-n, më të voglën e familjes Kardashian-Jenner, në vendin e 27 në listën e grave më të pasura në botë. Asokohe u tha që Kylie ka gjithë potencialin e mundshëm për t’u bërë miliarderja më e re në botë dhe kështu ndodhi. Sipas listës së Forbes, të publikuar pak ditë më parë, 21-vjeçarja theu rekordin e vendosur më herët nga themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, i cili zuri vendin e multimiliarderit më të ri në moshën 23-vjeçare.

Kylie Jenner ka shtuar shifra marramendëse në llogarinë e saj falë biznesit me produktet kozmetike, Kylie Cosmetics. Biznesi 3-vjeçar vetëm vitin e fundit arriti të gjeneronte nga shitjet rreth 360 milionë dollarë.

Në epokën e Kylie Jenner, ç’do të thotë te jesh e vetë-bërë, selfmade?

Përgjithësisht tradita amerikane nderon ata që janë bërë të pasur pa përdorur trashëgiminë e familjes. Sikur të mos mjaftonte, Forbes raporton që Kylie ka më pas se 15 punonjës në sektorin e prodhimit, paketimit dhe shitjes së produkteve kozmetike. Pra në industrinë e produkteve të grimit ajo nuk është absolutisht një “titan”. Por është padyshim një titan i rrjeteve sociale, me më shumë se 128 milionë ndjekës vetëm në Instagram. “Me fuqizimin e rrjeteve sociale, vështirë të bëhet dallimi mes pasurisë së arritur me punë dhe asaj që ndikohet nga mediat sociale,” thotë Michael Norton, profeson në Harvard Business School.

Pra, sa “selfmade” është Kylie Jenner?

Forbes e përkufizon kështu termin “selfmade” (që ka arritur gjithçka falë vetes): “Dikush që ka arritur të themelojë një kompani ose të bëjë pasuri përmes punës individuale, jo nëpërmet pasurisë së trashëguar nga familja ose persona të tjerë.”

Në vitin 2014, Forbes realizoi një listë me shkallë vlerësimi nga 1 në 10: Pra 1, për miliarderët që kanë trashëguar diçka nga familja dhe 10 për ata që janë totalisht të vetëpunësuar.

Oprah Winfrey u rrit nga një nënë e vetme në varfëri dhe rrjedhimisht u vlerësua me 10. George Soros, që i mbijetoi nazizmit në Hungari, u arratis në Angli dhe studioi në Shkollën e Ekonomisë në Londër, padyshim u vlerësua me 10.

Nga ana tjetër, me 1 janë vlerësuar Laurene Powell Jobs, e veja e Steve Jobs apo Alice Walton, e bija e vetme e biznesmenit amerikan, Sam Walton, që themeloi Walmart, rrjet supermarketesh, dyqanesh.

Me ç’numër vlerësohet Kylie?

Me 7. Ajo është vetëm një nivel më poshtë se Jeff Bezos, CEO i Amazon, Warren Buffet, Ceo i Berkshire Hathaway dhe Mark Zuckerberg, CEO i Facebook.

Megjithatë ajo qëndron sipër Meg Whitman, e cila shkoi në Universitetin Princeton dhe ndoqi Shkollën e Biznesit në Harvard përpara se të bëhej presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e Hewlett Packard Enterprise.

Si u bë Kylie e famshme dhe e pasur?

Kur ishte vetëm 10 vjeç, Jenner debutoi në reality show-n e familjes, “Keeping up with the Kardashians”. Disa njerëz janë të mendimit se pasuria e Kylie-t nuk duhet të nënvlerësohet. “Nëse ajo nuk do të kishte ardhur nga një familje e famshme, ndoshta nuk do të quhej miliarderja më e pasur në botë në moshë të re. Por kjo nuk do të thotë që ajo s’do të bëhej e famshme nëse do të vinte nga një familje e thjeshtë,” thotë gazetarja Jessica Morgan për BBC.

Gazetari dhe moderatori Piers Morgan ka reaguar me tone më të ashpra në lidhje me këtë fakt. Sipas tij, “Kylie nuk ka asnjë talent dhe nuk do të bëhej kurrë e pasur nëse nuk do të publikohej videoja e seksit e Kim-it.”