Ashtu siç dyshonim, çifti më i ri i showbiz-it është Channing Tatum dhe Jessie J. Aktori i “Magic Mike” dhe këngëtarja as që kanë ndërmend ta fshehin më romancën e tyre.
Së fundmi janë parë teksa ecnin të kapur përdore në publik me të buzëqeshur se kurrë.
Spekulimet se mes Jessie J dhe Channing ka diçka, nisën që në tetor të vitit të kaluar. Fansat nisën të aludonin rreth zgjedhjes së aktorit duke vënë në pah ngjashmërinë mes Jessie-s dhe Jenna-s.
Nga ana tjetër, gjërat duket se shkojnë mrekullisht mirë edhe për Jenna-n, e cila po jeton historinë e re të dashurisë me Steve Kazee.
Ish-çifti qëndruan të martuar për 9 vite dhe kanë së bashku një vajzë të quajtur Everly.
Pavarësisht se divorci i tyre ishte një prej ndarjeve më të bujshme, duket se gjërat kanë shkuar edhe më mirë pas kësaj periudhe. Të dy gjetën dashurinë e jetës!