Hostel by Anabel

Megi Pojani: ‘Plehrat e komunizmit tentuan babush, por një shpirt të lirë s’mund ta burgosësh'

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2019

Megi Pojani: ‘Plehrat e komunizmit tentuan babush, por një shpirt

Në historinë e Shqipërisë, burgu i Spaçit do të zërë gjithmonë një skutë të errët të kujtesës sonë. Brenda tij janë përpjekur t’i mbijetojnë torturave dhe harresës jetë të shumta njerëzore, ashtu siç pati edhe nga ata të burgosur politikë që s’ia dolën dot.

Në kujtim të këtij sistemi, pasojat e së cilit është e vështirë t’i lëmë pas e të mos na përndjekin, Muhamet Pojani, babai i Megi Pojanit, një nga personazhet më të spikatura të "Hostel by Anabel" (i cili rikthehet sot në orën 21:00, livestream në Anabel.al) ka rrëfyer përgjatë një interviste të dhimbshme, torturat e jashtëzakonshme në burgun famëkeq e çnjerëzor.

Megi Pojani: ‘Plehrat e komunizmit tentuan babush, por një shpirt

“Babi im me sensin e tij të vogël të protagonizmit që jep intervista pa na thënë gjë.” shkruan Megi në një postim në Instagram Story, mbi fotografinë e faqes së printuar të gazetës.

Megi Pojani: ‘Plehrat e komunizmit tentuan babush, por një shpirt

Muhamet Pojani u burgos bashkë me vëllezërit e tij duke përjetuar një kalvar vuajtjesh në burgje dhe kampe pune, deri në vitin ‘91. Së pari, Pojani tregon se cila që akt- akuza që e dënoi për vite me radhë:

Megi Pojani: ‘Plehrat e komunizmit tentuan babush, por një shpirt

“Agjitacion e propagandë” dhe “U ke bërë thirrje të burgosurve për revoltë”. Më marrin atje, më dhunojnë për vdekje, rrihem nga 40 burra me dru, për një orë. Pas një ore, me tre- katër seanca vinin doktorët, më thoshin: Ngrije beben e syrit, edhe ma bënin me një copë tel: "A do lëvizi bebja e syrit? Aaa, i punoka instikti?- thoshin dhe vazhdonin prapë. Katër herë kështu, më bën pleh. Më dënuan edhe 11 vjet të tjera, në birucat e Lezhës. Kështu që, nuk kishim asnjë shpresë, asnjë gjë. Kur erdhën familjarët dhe më panë atje, nuk panë fëmijën, po panë 50 kile njeri, i vdekur. I lidhja pantallonat deri lartë me kopse, se pa rripa pa gjë. Më kishin nxirë komplet. Burg pas burgu, shkova në Spaç prapë. Punë të vështira në atë galeri. Ai që e ka provuar, e di çfarë do të thotë të punosh në minierat e Spaçit, me komunistët mbi kurriz.” tregon Muhamet Pojani ndër të tjera për “kujto.al”.

I rikthyer në shtëpi (por dhe në jetë) pas 11 vitesh, Pojani u përpoq të ndërtonte gjithçka nga fillimi.

“Filluam punët tona, gjithësekush mendonte të bënte ndonjë gjë, se ne nuk kishim asgjë në shtëpi, as gra nuk kishim. U hymë atyre punëve.”

Megi Pojani: ‘Plehrat e komunizmit tentuan babush, por një shpirt

“Duke qenë pjesë e një familjeje të persekutuar, regjimi komunist për mua është një temë që më prek shumë. Për shumë është e pamundur ta kuptosh, por unë jam rritur në një shtëpi ku në çdo mbledhje apo gëzim familjar, flitet vetëm për kohën dhe torturat e kaluara në burg. Do doja t’ia largoja me dorë ato 20 vite të rinisë të çuara dëm, t’ia bëja jetën më të bukur, gjumin më të lehtë. Plehrat e komunizmit tentuan babush po një shpirt të lirë s’mund ta burgosësh kurrë.” shkruan Megi.

Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. I hapur nga viti 1968- 1988 mendohet të ketë pasur mbi 1000 të burgosur.

 Megi Pojani: ‘Plehrat e komunizmit tentuan babush, por një shpirt