How to wear

Si të zgjeroni ato xhinset që i adhuroni, por ju rrinë super të ngushta

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2025

Si të zgjeroni ato xhinset që i adhuroni, por ju rrinë super

Të gjesh një palë xhinse që të rrinë mirë në trup dhe ndihesh shumë rehat në to? Perfekte. Të veshësh një palë xhinse që janë *shumë* të bukura, por s'lënë xhevahiret tuaja femërore të marrin frymë? Makth i bërë realitet.

Të doni të zgjeroni një palë xhinse është një sport i vështirë, por që ia vlen mundi sepse pothuajse gjithmonë mund ta realizoni qëllimin. Ja disa këshilla:

Spërkatni dhe shtriqni xhinset

Mbushni një shishe me ujë të vakët dhe spërkatni zonën që dëshironi të zgjeroni duke i veshur ose duke e tërhequr butësisht zonën me duart tuaja.

Përdorni avullin e hekurit

Avulloni zonën e xhinseve që doni të zgjeroni deri sa të ndihen të lagura dhe hapini ato pak nga pak deri sa të arrini në madhësinë e dëshiruar.

Mbushini plot e përplot

Vendosni gjëra të tilla si peshqirë të mbështjellë, gazeta ose jastëkë në zonën e belit ose kofshëve të xhinseve tuaja kur nuk i vishni ato. Mund ta bëni këtë gjatë natës ose gjatë ditës kur jeni në punë për të ndihmuar në ruajtjen e formës.

Bëni një shëtitje :)

Gjithmonë vëreni nëse xhinset tuaja lirohen pas vendosjes së disa daljeve me to veshur. Kjo ndodh për shkak se nxehtësia natyrale nga trupi juaj së bashku me lëvizjen hap natyrshëm fijet dhe thurjen e xhinsit. Kështu që, mos përtoni dhe shpeshtojini pak të dalat.

Ose, bëni një stërvitje

Një seancë e vogël stërvitore në shtëpi mund të bëjë mrekullira për zgjerimin e xhinseve tuaja.

Përdorni një tharëse flokësh

Vishni xhinset, ngrohini mirë e mirë me tharëse në zonën ku dëshironi dhe kujdes se mos digjni ato... ose lëkurën tuaj!

Lajini me ujë të ftohtë

Dhe pasi ta keni bërë këtë, fiksojini në një varëse rrobash dhe lërini të thahen në temperaturën e ambientit të shtëpisë.

Vishini kur laheni

Ndoshta ndjesia është e urryeshme, por mendoni se sa i doni ato xhinse dhe sa e nevojshme është që t'ju rrinë në mënyrë të përkryer. Nëse na urryet kur ju thamë të laheni me xhinset veshur, prisni sa t'ju themi se ideale do të ishte që t'i linit të thahen në turpin tuaj. Kështu, e keni zgjerimin e tyre të garantuar.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Cosmopolitan