Instagramming

Artisti shqiptar dhe Dukagjin Lipa kanë një surprizë: Ç’pritet të ndodhë?

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2019

Artisti shqiptar dhe Dukagjin Lipa kanë një surprizë:

Mjaftoi një foto e potuar në Instagram që të gjithë ndjekësit në Instagram të shpërthenin në komente. Violinisti i famshëm Olen Çezari shfaqet së bashku me Dukagjin Lipën, babain e Dua Lipës.

“Ne erdhëm...të shohim sheshin...moj bëjmë ndonjë koncert të bukur në Tiranën e bukur. Si thoni?” – shkruan ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olen Cesari (@olencesari) on

Verën e vitit të kaluar, Dua performoi në festivalin e organizuar nga i ati i saj, Sunny Hill Festival. Asokohe u tha se këngëtarja do të kthehej sërish në Prishtinë, pa përmendur Tiranën. Ka të ngjarë që Sunny Hill të organizohet edhe në Tiranë, megjithëse shanset janë të pakta.

Një tjetë mundësi është një koncert i Dukagjin Lipës së bashku me Olen Çezarin. Ju kujtojmë që Lipa ka qenë pjesë e një prej bandave më të suksesshme të viteve ’90, “Oda”. Kënga “Beso në diell” u performua nga ai së bashku me të bijën në Sunny Hill Festival, dy vite më parë. Nuk janë të pakta mundësitë që Dukagjin Lipa t’i rikthehet muzikës, këtë herë me një koncert gjigant në Sheshin “Skënderbej”.

Nga ana tjetër, Olen Çezari ka qenë gjithashtu i pranishëm së fundmi në evente të ndryshme speciale; përmendim këtu koncertin e Pavarësisë së Kosovës ku performoi së bashku me Elvana Gjatën, me të cilën ka bashkëpunuar edhe një vit më parë për promovimin e albumit EP “3”.

Artisti shqiptar dhe Dukagjin Lipa kanë një surprizë: