Për herë të parë në histori, një grua arriti të fitojë çmimin prestigjoz Abel, që i jepet njerëzve me arritje të mëdha në fushën e matematikës.
(Shën.red. Çmimi Abel është një çmim prestigjoz i emëruar në nder të matematicienit norvegjez Niels Henrik Abel dhe konsiderohet si më i rëndësishmi në këtë fushë pas çmimit Nobel.)
Karen Keskulla Uhlenbeck nga Universiteti i Teksasit në Austin do të marrë çmimin vjetor për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë fushë.
Ky çmim, që jepet nga Akademia norvegjeze e Shkencave dhe Letrave, u vendos si një mënyrë për të trajtuar boshllëkun e çmimeve Nobel që nuk kanë një kategori për matematikën.
“Karen Uhlenbeck fiton çmimin Abel për punën e saj themelore në analizën gjeometrike, e cila ka ndryshuar gjerësisht peizazhin e matematikës,” tha Hans Munthe-Kaas, kryetar i Komitetit Abel.
Karen Uhlenbeck do t’i jepet çmimi Abel në një ceremoni të veçantë më 21 maj, në Oslo ku i pranishëm në ceremoni për t’i dhënë çmimin do të jetë mbreti i Norvegjisë, Harald V.