Fashion News

Koleksioni i rrobave të banjos: Victoria’s Secret kritikohet ashpër!

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2019

Koleksioni i rrobave të banjos: Victoria’s Secret kritikohet

Pas tre vitesh mungesë, që prej 2016-s kur u shkëput për t’u përqëndruar te veshjet më sportive, Victoria’s Secret rikthehet me koleksionin e rrobave të banjos: Verë 2019.

Koleksioni i rrobave të banjos: Victoria’s Secret kritikohet

Koleksioni përmban një gamë të gjerë ngjyrash, nuancash, printesh dhe dizenjosh ndërkohë çmimet shkojnë nga 42 deri në 518 dollarë.

Koleksioni i rrobave të banjos: Victoria’s Secret kritikohet

Fill pas publikimit, nuk qenë të paktë njerëzit që shpërthyen me komente në Twitter duke kritikuar Victoria’s Secret për dy arsye.

Koleksioni i rrobave të banjos: Victoria’s Secret kritikohet

Së pari, çmimet janë shumë më të shtrenjta seç pritej. “Jam shumë e lumtur që Victoria’s Secret u rikthye me një linjë rroba banjosh, por mesa duket nuk paskan menduar fare për çmimet,” shkruan dikush.

Koleksioni i rrobave të banjos: Victoria’s Secret kritikohet

Së dyti, ndjekësit vunë re se mungojnë modelet e kolme. “Isha shumë e lumtur për rikthimin e Victoria’s Secret, por gjoksi im nuk i përket masës XS, S, M dhe L”.

“Victoria’s Secret ka gjithë potencialin për të bërë gjërat e duhura. Është shumë e thjeshtë: bëj një fushatë për gratë e kolme duke përdorur modele plus size, sillni produkte për të gjitha moshat.” – shtoi një tjetër.

Nuk është hera e parë që marka përballet me të tilla kritika në lidhje me imazhin e gabuar të trupit, duke qenë se të gjitha modelet i përkasin masave të vogla. Gjithnjë e më tepër, njerëz të famshëm ose jo po ngrejnë zërin për diversitetin në modë në mënyrë që të mos bëhen paragjykime dhe të rrëzohen njëherë e mirë disa standarde të së kaluarës.