
Seria e parë e “Love Likes Tirana” na la të gjithëve në suspancë. Jeta e Zoit (Megi Pojani) merr një tjetër kthesë kur përveç lajmeve të këqija në karrierë, zbulon tradhtinë e Klajdit (Eni Shehu), partnerit të saj prej 6 vitesh.
View this post on Instagram
Nëse momenti kur Zoi hap derën dhe gjen të dashurin e saj me Lunën (DeaMishel Hoxha), ju duk tensionues, prisni të shihni serinë e sotme.
Reagimi i Zoit kur gjen veten pjesë të një trekëndëshi dashurie,e bën serinë e dytë të “Love Likes Tirana” shumë herë më dramatik nga ç’mund ta keni menduar.
Imagjinoni të keni përballë të dashurin tuaj dhe të dashurën e tij te re prej 6 muajsh, ndërkohë që deri në atë çast, çdo ëndërr, plan dhe gjithçka tjetër e kishit lidhur me të.
Pika kulminante e serisë së sotme përpos momentit tensionues që sjell zbulimi i tradhtisë, është përjetimi i Zoit. Gjithë çfarë ndjen dhe bën në ato çaste zhgënjimi, shënojnë një kthesë ne jetën e personazhit.
“Sonte me lot dhe qurra, e ndjej Megi Pojani”- shkruan Eni Shehu (Klajdi) në një foto të postuar në Instastory-n e tij.
Serinë e sotme mund ta ndiqni sot, në orën 21:00 në video.anabel.al, por bëhuni gati të qani, të shani dhe ta ndjeni me çdo nerv tuajin trekëndëshin më të famshëm të dashurisë për momentin.
Nëse jeni ende të ndjeshëm apo me trauma nga ndarja e fundit, mos thoni që nuk ju paralajmëruam.
"Nëse jeni ndarë dhe ende vuani, mos e shihni sot vazhdimin e serialit #LOVELIKESTIRANA"- shkruhet në postimin e fundit në Instagram-in zyrtar të Anabel_Hostel.
Ata që e humbën serinë e parë të “Love Likes Tirana” mund ta ndjekin këtu.
Artikuj të ngjashëm që mund të lexoni:
#Love #Likes #Tirana: Ç'duhet të dini për web-series e parë në Shqipëri!
Nisur nga ‘Hostel by Anabel’: Ç’duhet të dish para se të eksplorosh një shtëpi të braktisur
Epike: Çunat shqiptarë provojnë depilimin!