Kush ka kaluar nga profili i Flori Mumajesit në Instagram ditët e fundit, i ka vënë re postimet nostalgjike të këngëtarit.
Vieë this post on Instagram
Flori, herë pas here poston këngë apo bashkëpunime të tij, që pavarësisht viteve, akoma i dimë përmendësh.
Vieë this post on Instagram
Pak orë më parë, ai nxorri nga arkivat dhe postoi këtë video, për të na kthyer të gjithëve shumë pas në kohë. Flori në 2004-ën, teksa këndonte në “Top Fest 1”, këngën “Ka natë ka dhe ditë”.
Vieë this post on Instagram
Ndonëse imazhi i këngëtarit 15 vjet më parë na ishte zbehur paksa, duke na kujtuar sa shumë ka ndryshuar fizikisht, s’mund të themi të njëjtën gjë për këngët e tij. U desh një postim si ky, për të na kujtuar hitet e atyre viteve, që shënuan fillimin e suksesshëm të Flori Mumajesit.
1. Flori Mumajesi ft. The dreams - Perjetesisht miku yt
"Hey hey hey, mikesha ime
Harroje ti harroje, harroje dashurinë time
Harroji ti rrugicat ku kemi kaluar..."
Ju kujtohet periudha e artë e The Dream-s?!
2.The Dreams - Genjeshtare
Po kur Flori i këndonte "gënjeshtares" që çmendi gjithë adoleshentët e viteve 2000?!
3. Flori ft The Dreams - Gjithmone do te te dua
4. Flori Mumajesi & Julka- Të më falësh!
E dimë që shumë prej jush e kishin harruar këtë bashkëpunim të shumë viteve më parë, por tani që ua kujtuam, do të doni ta dëgjoni pa ndalim!
5. Flori Mumajesi - Me sy mbyllur
Ishte viti 2005 kur Flori fitoi vendin e dytë tek "Kënga Magjike" me këtë baladë. Që prej asaj kohe, vajzat nuk ndaluan së adhuruari mënyrën si i këndonte dashurisë; asaj të humbur ose jo.
Kjo listë mund të vazhdojë pafund, por do të dukej edhe më bukur nëse na tregoni ju ç'këngë e asaj kohe ju vjen ndërmend tani që ju kthyem pas?!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.