Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” ishte Sinan Hoxha, i cili në bisedë e sipër u pyet nga njëri prej fëmijëve se ç’nxënës kishte qenë. A kishte mësuar Sinani në shkollë?
Qe kjo pyetje ajo që nxiti rrëfimin e një historie të së shkuarës. Hoxha tregoi se deri nga klasa e shtatë- tetë kishte qenë një nxënës i shkëlqyer. Më pas, në 1985- n, në një kohë kur Shqipëria gjendej nën censurën e regjimit komunist, këngëtari tentoi të largohej jashtë kufinjve tanë, një vendim që asokohe të kushtonte shumë.

Sinani tregoi se për fat të mirë qëndroi vetëm 3-4 ditë në burg dhe më pas u dënua me pamundësi për të vazhduar shkollimin. Më pas koha rrodhi shpejt dhe në Shqipëri erdhi demokracia. Sinani emigroi për në Greqi, ku e mbaroi gjimnazin me nota të shkëlqyera.